Nis vaksinimi në Korçë, 150 mjekë dhe infermierë marrin dozën e parë

Ditëne sotme ka nisur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në qytetin e Korçës. Fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe infermierët, të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid-19, e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.

Në ditën e parë të procesit do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të spitalit të Korçës dhe të qendrave shëndetësore.

Në total, pritet të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha, teksa po kryhet në ndërtesën e Ish-Shtëpisë së Oficerëve. E para që është vaksinuar ka qenë infermierja Zyljana Muhaxhiri.

Në total në Shqipëri janë vaksinuar 11,136 persona kanë marrën dozën e parë të vaksinës antivCOVID nga Pfizer.