Vetëm pak minuta më parë, ka nisur një nga seancat më të rëndësishme të kuvendit të Shqipërisë. Sot votohet Kryeprokuri i ri i vendit.
Në nderim të të gjithë jetëve të humbura nga tërmeti i datës 26 Nëntor, Kuvendi ka mbajtur një minutë zi.
Menjehërë fjalën e ka marrë kreu i kuvendit, Gramoz Rucç, i cili ka bërë një përmbledhje të fatkeqësisë që po përjeton vendi. Ai ka bërë thirrje për unitet në këtë orë të vështirë të vendit.
‘Vendet Islamike’, të dielën konferenca e parë e donatorëve për Shqipërinë
Kjo është një nga seancat më të rëndësishme të vendit, pasi sot do të zgjidhet prokurori i ri i Përgjithshëm, pas krijimit të organeve të reja të drejtësisë të kaluara në sitën e vettingut.