Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yur Kim deklaroi se që nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit 2020, janë shqyrtuart 100 çështje, dhe janë lëshuar 25 vendime.
Duke e cilësuar reformën në drejtësi si të vërtetë, Kim ka paralajmëruar se po vijnë rastet e vështira.
Kim thekson se SHBA do të mbështesë Shqipërinë, derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional.
”Pas 3 vjet paralizimi, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale në Dhjetor 2020. Që atëherë, Gjykata ka shqyrtuar 100 çështje dhe ka lëshuar 25 vendime. Rastet e vështira po vijnë. Reforma në drejtësi është e vërtetë. SHBA do të jetë me Shqipërinë derisa sistemi i drejtësisë të jetë plotësisht funksional.”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
After 3 years of paralysis, Constitutional Court became functional Dec 2020. Since then, the Court has reviewed 100 cases & issued 25 decisions. Tough cases coming up. Justice reform is real. ?? will be with ?? until the justice system is fully functional. https://t.co/UyNPrn81Ry
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 21, 2021