E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit pas 11 ditë luftimesh

Palestinezët u mblodhën në Jeruzalemin Lindor të premten për të festuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, që kthyeu një qetësi të paqëndrueshme në Gaza dhe Izrael pas 11 ditë luftimesh, që sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë shkaktuan 230 vdekje në Gaza, përfshirë 65 fëmijë, dhe 12 viktima në Izrael, thanë autoritetet atje.

Mes fishekzjarrëve që ndiznin qiellin, njerëzit valvisnin flamuj palestinezë dhe të Hamasit dhe u binin borive të makinave.

Armëpushimi hyri në fuqi në 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale, pasi Izraeli dhe Hamasi pranuan ndërmjetësimin egjiptian për t’i dhënë fund dhunës.

Atmosfera ishte po aq festive kur palestinezët u mblodhën gjithashtu në kompleksin Al-Aqsa.

Disa bërtisnin “Allahu Akbar”, Zoti është i madhërishëm, në arabisht.

Shumë prej palestinezëve e panë armëpushimin si të kushtueshëm, por gjithashtu e konsideruan atë një fitore të qartë për grupin militant islamik Hamas mbi një shtet të fuqishëm siç është Izraeli.

Pati një reagim të përzier, megjithatë, nga banorët në qytetin jugor izraelit Sderot të premten në mëngjes. Disa kritikuan qeverinë për një veprim kaq të nxituar, siç e quajtën ata, ndërsa të tjerë e vlerësuan si një veprim të domosdoshëm dhe pozitiv në interes të paqes.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden tha të enjten vonë se kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjashtë herë gjatë 11 ditëve të fundit si pjesë e përpjekjeve diplomatike të administratës së tij në prapaskenë për të arritur një ndalim të luftimeve.

“Besoj se palestinezët dhe izraelitët në të njëjtën mënyrë meritojnë të jetojnë të sigurt dhe të gëzojnë liri, prosperitet dhe demokraci të njëjtë. Administrata ime do të vazhdojë diplomacinë tonë të qetë dhe të paepur drejt këtij synimi. Besoj se kemi një mundësi të mirëfilltë për të bërë përparim dhe jam i përkushtuar të punoj për të”, tha presidenti

Bideni vlerësoi veçanërisht rolin e Egjiptit në arritjen e armëpushimit. Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Kombet e Bashkuara dhe subjekte të tjera për të siguruar ndihmë të shpejtë humanitare për njerëzit e Gazës, si dhe përpjekjet për rindërtim.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Volkan Bozkir e përshëndeti armëpushimin në Gaza duke thënë se ishte “i vonuar”, por “i sigurtë”.

“Kjo tregon se kur Asambleja e Përgjithshme merr drejtimin dhe vendet anëtare flasin së bashku, kemi rezultate. Së dyti, Izraeli si një fuqi pushtuese duhet t’i përmbahet të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e mirëpriti armëpushimin dhe u kërkoi të dy palëve ta respektojnë atë.

Administrata Biden kishte bllokuar përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dënuar luftimet dhe për të bërë thirrje për një armëpushim, duke tërhequr kritika nga disa vende. Të 15 vendet anëtare të këshillit duhet të bien dakord për rezoluta të tilla.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken postoi në Twitter se ai “do të udhëtojë në rajon në ditët e ardhshme” dhe do të takohet me “udhëheqësit izraelitë, palestinezë dhe rajonalë”./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...