Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë e tyre policia ka gjetur literaturë fetare. Por Dëshmitarët e Jehovait kanë thënë për “Dritare.net” se viktimat nuk kanë qenë pjesë e këtij sekti.
“Ne jemi shumë të hidhëruar për ngjarjen e një nate më parë, ne jemi të hidhëruar gjithashtu që ka pasur një reagim kundër Dëshmitarëve të Jehovait dhe baltosje të emrit tonë. Por, duam t’ju themi se personat në fjalë nuk kanë qenë kurrë Dëshmitarë të Jeohovait”.
Zhaneta Josifi, nëna e dy vajzave, njëra tashmë ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike në spitalin psikiatrik, ka patur një jetë të vështirë. Bashkëshorti i saj është vetëflijuar në qytetin e Përmetit, pas gjendjes së rënduar psikologjike dhe fizike që ai kishte.
Pas kësaj fatkeqësie mësohet se Zhaneta Josifi është larguar drejt Tiranës, për një jetë më të mirë së bashku me dy vajzat e saj.