E hënë, 18 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Hoti sot në Tiranë/ Rama paralajmëron zhvillime të reja, çfarë pritet të ndodhë në shtator e nëntor

Vizitën e tij të parë zyrtare si kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti ka zgjedhur ta bëjë në Tiranë. Vizita e tij pason pas asaj të mbajtur më herët nga kreu i qeverisë Edi Rama në Prishtinë, në lidhje me aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me homologun e Kosovës, ku tregoi se për çfarë kanë rënë dakord.

“Jemi dakordësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit.

Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm, që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor. Ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komunitare dhe potencialin e nismave të përbashkëta”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Trupat e Gardës nën shqyrtim nga FBI-ja mes frikës nga sulme të brendshme

Pjesëmarrësit në një provë për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden u evakuuan të hënën nga krahu Perëndimor i Kapitolit me urdhër të...

Befason Çiljeta: Do votoj Ramën, demokratët janë të zhgënjyer nga Basha

Do të mbahet mend si një nga këngëtaret që ka qenë e pozicionuar hapur krah Partisë Demokratike, madje ka qenë pjesë e disa mitingjeve...

Nga këmbët tek buzëqeshja: Vipat që kanë siguruar pjesë të trupit të tyre

Njerëzit e famshëm janë të njohur për bërjen e gjërave të pazakonta dhe për shpenzimin e shumave të mëdha. Ndërkohë, disa prej tyre kanë...

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur nga Basha?

Nga: Kreshnik Spahiu 5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë. Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet...

Gjermani, kush nuk pranon karantinën do të mbahet në qëndra paraburgimi

Gjermanët që refuzojnë të karantinohen pasi rezultojnë pozitiv ndaj Covid do të mbahen në qendrat e paraburgimit sipas rregullave të reja të përgatitura nga...