pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibomganobetpusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Nga tërmetet tek qytetërimet e zhdukura, sekretet e çuditshme të Hënës

7 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Earth moon

Earth moon

Hëna është “shoqëruesja” më e afërt e njerëzimit në udhëtimet tona në hapësirë, ​​dhe i vetmi trup qiellor që kemi pasur rastin ta vizitojmë. Por pavarësisht afërsisë së saj relative, sateliti ynë vazhdon të ketë shumë sekrete interesante. Ja cilat janë disa prej tyre.

Tërmetet hënore

Pavarësisht se është një trup qiellor tërësisht shkëmbor, dhe shumë pak aktivitete gjeologjike, Hëna është e prirur gjithësesi të lëkundet. Këto dridhje quhen tërmete hënore, dhe ndahen në 4 lloje. Tri llojet e para – tërmetet e fortë, që shkaktohen nga përplasjet e meteorëve, dhe tërmetet termike të shkaktuar nga nxehtësia e Diellit, që janë relativisht të padëmshëm.

Por i katërti, mund të jetë mjaft i frikshëm. Këto tërmete hënore “të cekët”, mund të arrijnë një magnitudë deri në 5.5 të shkallës Rihter, një lëkundje e mjaftueshme për të lëvizur mobiljet e mëdha, dhe që zgjasin për 10 minuta, pra shumë gjatë krahasuar me ata në Tokë.

Sipas NASA-s, këto tërmete kanë mundësi ta bëjnë Hënën të “tingëllojë si një kambanë”. Ne nuk kemi ende asnjë ide, se nga se shkaktohen tërmetet hënore. Tërmetet në Tokë, e dimë se shkaktohen nga lëvizja e pllakave tektonike, por Hëna nuk ka ndonjë tektonikë pllakash aktive.

Disa studiues, mendojnë se lëkundjet në Hënë, mund të kenë ndonjë lidhje me aktivitetin e baticave në Tokës, që dihet se shkaktohen nga tërheqja gravitacionale e Hënës. Sidoqoftë, kjo teori është jo shterruese, pasi forcat e baticës ndikojnë në tërësinë e Hënës, në një kohë që tërmetet hënore janë zakonisht janë të lokalizuara diku.

Është planeti ynë binjak, dhe jo sateliti ynë

Shumica e njerëzve, mendojnë se Hëna është sateliti ynë. Por disa pretendojne se në fakt ajo duhet të klasifikohet si një planet. Së pari, është shumë e madhe për të qenë një Hënë “e vërtetë”. Duke pasur një diametër të paktën sa çereku i diametrit të Tokës, ajo është Hëna më e madhe në lidhje në sistemin tonë diellor, gjithmonë në raport me planetin rreth të cilit rrotullohet.

Plutoni ka një hënë që quhet Sharon, që ka gjysmën e diametrit të madhësisë së tij, por meqë Plutoni nuk klasifikohet më si një planet, ai nuk llogaritet në këtë klasifikim. Për shkak të madhësisë së saj, Hëna në fakt nuk sillet rotull Tokës. Përkundrazi, Toka dhe Hëna sillen rreth njëra-tjetrës, përrreth një pike midis tyre.

Kjo pikë quhet bariqendër, dhe iluzioni se Hëna sillet rrotull Tokës, vjen nga fakti se bariqendra ndodhet aktualisht brenda kores së Tokës. Kjo është thuajse e vetmja arsye se përse Toka dhe Hëna nuk klasifikohen si planete binjake, por zakonisht si një planet dhe sateliti i tij. Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen.

Ajo shërben edhe si një varrezë për njerëzit

Astronomi dhe gjeologu i njohur Eugjen Shumejker, ishte një lloj legjende në fushën e tij. Ai shpiku kërkimin shkencor të ndikimeve kozmike, dhe metodat e teknikat që astronautët e misionit Apollo, i përdorën për të studiuar Hënën. Shumejker donte të ishte vetë një astronaut, por u skualifikua nga programi për shkak të një problem të vogël shëndetësor.

Gjatë gjithë jetës së tij, ky mbeti zhgënjimi i tij më i madh. Shumejker vazhdoi të ëndërronte, se një ditë do të vizitonte disa ditë Hënën. Kur vdiq, NASA ia përmbushi dëshirën e tij më të çmuar, duke e dërguar hirin e eshtrave të tij në Hënë me sondën “Prospector” në vitin 1998.

Rrënojat në sipërfaqe, tregojnë se aty ka jetuar dikur një civilizim shumë i përparuar

Disa nga fotot e realizuara nga anijet e ndryshme hapësinore, që janë ulur mbi Hënë, tregojnë disa gjëra shumë të çuditshme. Shumë nga imazhet, tregojnë ndërtime artificiale që variojnë nga forma të vogla deri në strukturën “Shard”, që mund të jetë të paktën 1.6 km e gjatë.

Sipas shumë teoricienëve të konspiracionit, në Hënë ekziston edhe një kështjellë e madhe, që ri pezull mbi sipërfaqen e Hënës. Kjo sipas tyre, flet për një civilizim të përparuar që ka jetuar dikur në Hënë, dhe që ka ndërtuar struktura të ndërlikuara. NASA, nuk ka mundur asnjëherë të hedhë poshtë këto teori të çuditshme.

Origjina e Hënës, mbetet ende një mister

Nga vjen Hëna? Përgjigja: Nuk e dimë. Gjithsesi, shkenca ka artikuluar 5 teori kryesore mbi origjinën e saj. Teoria e Ndarjes, thotë se Hëna ishte dikur një pjesë e planetit tonë, derisa u nda në një moment shumë të hershëm të historisë së Tokës. Kjo do ta bënte Hënën, pjesë të saj që është sot pellgu i Oqeanit Paqësor.

Teoria e Kapjes, pretendon se Hëna ishte duke lëvizur nëpër Univers, derisa e kapi fusha jonë gravitacionale. Teori të tjera, thonë se sateliti ynë është produkt i kondensimit të një grupi asteroidësh, ose mbetje e përplasjes së Tokës me një planet të panjohur, që kishte madhësinë e planetit Mars.

Por teoria më besueshme është ajo e Unazës së Hequr, që njihet ndryshe edhe si Teoria e Ndikimit të Gjigantit. Sipas këtij versioni, një protoplanet (një planet në formim e sipër) i quajtur Theia u përplas me Tokën. Reja me mbetje, u kondensua përfundimisht në atë që është sot Hëna./ TIRANA TODAY

Tags: Hënësqytetërimet e zhdukurasekretet e çuditshmetërmetet

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

I shpërthen mina në Minierën e Kalimashit, kompania fsheh ngjarjen

PD anulon aktivitetet e 11 dhjetorit, dhuron fondet për të prekurit nga tërmeti

Artan Hoxha: Grupet kriminale po shfrytëzojnë situatën kaotike pas tërmetit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Studenti në protestë: “Shteti më la në baltë, zgjohuni! Na kanë mbyllur dyert si të ishim të huaj.”

by mirseda
20:58 | 12/06/2026
0

Protesta e 13 masive kundër qeverisë ka sjellë në vendin tonë edhe një numër të lartë të...

Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital, policia nis hetimet

20:48 | 12/06/2026

Protestuesja: Këto janë ditë emocionuese me domethënie historike për të gjithë ne

20:18 | 12/06/2026

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

20:03 | 12/06/2026

Rama protestuesve: “Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh?”

19:46 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com