E shtunë, 28 Nëntor, 2020
10 C
Tirana

I shpërthen mina në Minierën e Kalimashit, kompania fsheh ngjarjen

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Përdori qentë për krizën ushqimore, ja disa nga çmenduritë e Kim Jong Un

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, është një nga udhëheqësit më të çuditshëm në botë. Askush as nuk e di moshën e...

E bujshme nga Argjentina, Maradona ka firmosur të mos varroset

Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e djeshme, krejt papritur, duke tronditur botën e sportit dhe jo vetëm. Megjithatë, legjenda argjentinase nuk mund...

“Kundër bombardimeve”/ Çfarë thoshte Trump në 1999 për ndërhyrjen në Kosovë

20 vite më parë, Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ishte renditur në krahun e shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë...

Gjermania i dhuron RENEA-s 200 palë këpucë, Kikia: E turpshme

Policia Federale Gjermane i ka dorëzuar dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë...

Emisioni “Stop” ka marrë një denoncim nga një punonjës i Minierës së Kalimashit, i cili nuk do të identifikohet, se më 28 Nëntor 2019, është aksidentuar një punëtor, të cilit i ka shpërthyer dinamiti në mënyrë të pavullnetshme dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet fjalë për punëtorin Halim Thaçi. Mirëpo pas kërkimeve rezulton se ai nuk është regjistruar dhe nuk i është dhënë ndihma e parë në Kukës. Këtë gjë e ka konfirmuar një mjek roje i spitalit.

Gazetari: Mirëmbrëma zoti Zela ju jeni mjek roje ditën e sotme, por emisioni “Stop” interesohet në lidhje me një të aksidentuar në datën 28 Nëntor rreth orës 13:00. A figuron shtetasi Halim Thaçi që mund të ketë marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit?

Mjeku: Më datë 28 Nëntor shtetasi i mësipërm nuk është paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Kukësit. Kjo konfirmohet nga regjistri i shërbimit të Urgjencës.

Por Thaçi nuk gjendet as në Tiranë, në QSUT apo Spitalin e Traumës.

Recepsionistja:  Ali Thaçi quhet?

Gazetari: Halim!

Gazetari: Po! Halim Thaçi!

Recepsionistja: As Halim, as Ali s’është.

Gazetari: Nuk ka ëë..? Faleminderit!

Gazetari: Po mund të ketë ardhur ndonjë kështu tjetër, apo kështu duhet bërë?

Infermieri: Ja! Nëqoftëse është datë 28-të dhe ka qenë në urgjencë, ka hyrë në urgjencë,në datë 28,  ka qenë ai, se që këtu kalon, nuk …ëë..

Gazetari: E marr vesh!

Infermieri: Nuk ëëë…

Gazetari: Faleminderit!

E gjithë ngjarja është munduar të fshihet. Por “Stop” ka mësuar, se i aksidentuari është dërguar me makinat e kompanisë private, në Prizren të Kosovës. Ai ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm atje. Aty gjendet edhe gruaja e tij. Halimi është dëmtuar rëndë, një sy e ka jashtë funksionit dhe plagë në trup dhe këmbët e thyera.

Infermierja: Mund t’ju ndihmoj?

Gazetari: Kam një mikun tim nga Shqipëria. Halim Thaçi.

Infermierja: Urdhëro!

Gazetari: Një Halim Thaçi!

Infermierja: Halim Thaçi?

Gazetari: Po,e kanë sjellë këtu!

Mjeku Ortoped: Është tani te ortopedia.

Gazetari: Ku ndodhet?

Mjeku Ortoped: Hajd, se ta tregoj unë!

Mjeku Ortoped: Si ia kaloni? Mirë?

Gazetari: Si jeni? Si ia kaloni? Ju uroj njëherë të shkuara burrit! Si ndodhi, që i sëmuri…? Si ndodhi?

Gruaja e Halim Thaçit: Çfarë si ndodhi? Ti e sheh vetë! Më keq mos pastë!

Gazetari: Pooo në Shqipëri?

Gruaja e Halim Thaçit: S’ka shkuar hiç në Shqipëri. S’ka desh të shkojë.

Gazetari: Aa s’ka vajtur në Shqipëri? Ka ardhur direkt këtu? Po si ndodhi atje? Çfarë?

Gruaja e Halim Thaçit: Ka plas mina.

Gazetari: Ka plas.., e kam parasysh.

Gruaja e Halim Thaçit: Halim! Fole me zotërinë!

Gazetari: Dinamiti, që ve, shih, si e ka bërë baruti!

Gruaja e Halim Thaçit: E ka djeg komplet.

Gazetari: Ka shpëtuar, ke shpëtuar mirë. Vetë si dukesh tani?

Halim Thaçi: S’e di, çka..

Gruaja e Halim Thaçit: Që…

Halim Thaçi: Me dhimbje!

Gazetari: Do kalojnë, do kalojnë, do kalojnë!

Në kufirin e Morinës, Thaçi ka kaluar pa asnjë dokument. Mjeku ortoped, që kuron Halimin pohon, se ai ka ardhur me makinën e kompanisë dhe më pas spitali ka njoftuar policinë e Prizrenit dhe më pas ka vijuar procedura.

Polici: Detyrimi jonë si polici…

Gazetari: Thjesht për ta kaluar, për ta shpëtuar.

Polici: Është me i dhënë ndihmë, ta çojmë te spitali. Pastaj spitali ka detyrimin, për të vënë në dijeni policinë, që ka ardhur një i dëmtuar, atëherë ekspertët e vendosin, e shohin, a është dëmtuar nga mina, a është dëmtuar me mjete të forta, a është plagos me armë zjarri.

Gazetari: Po, po, po!

Polici: Është detyrimi i spitalit, që ta verë në dijeni policinë, që ka ardhur një i dëmtuar.

Gazetari: Si ka kaluar këtu? E di ti?

Mjeku Ortoped: Shi ca, pjesa administrative…,në fakt ne..,nuk është transportuar me autoambulancë, është transportuar me mjetin.

Gazetari: Me mjet privat ë..?

Mjeku Ortoped: Ëëë me mjetin e firmës, ku ka punuar.

Gazetari: Aa të firmës?!

Mjeku Ortoped: Edhe ka ardhur direkt, Kukësi nuk kanë barriera për spital të Prizrenit.

Gazetari: E kuptoj!

Mjeku Ortoped: Kjo është prej 99-tës, prej mbas luftës. Ne e kemi lajmëruar policinë e Kosovës.

Gazetari: Ka ardhur dikush nga policia?

Mjeku: Ne e kemi lajmëruar policinë e Kosovës. Pastaj policia e Kosovës ka lajmëruar policinë e Kukësit…veç nji sekondë! Ata kanë qenë, madje policia e prokurori.

Gazetari: Aaa kanë qenë, i kanë marrë dhe ato deklaratat?

Mjeku Ortoped: Kanë marrë,  ia kam dhënë informacionet,t’ gjitha ç’ka është e nevojshme nga ana ime, është fjala.

Gazetari: Po me sytë, ka problem?

Mjeku Ortoped: Ka, ka probleme.

Gazetari: Ka? Është serioze ëë..?

Mjeku: Shikimin, me njërin sy për momentin, nuk shikon fare.

Pas spitalit, “Stop” shkoi në Policinë e Trafikut Prizren, na thonë, që është përpiluar një raport kalimi në kufi dhe Policia e Prizrenit ka marrë deklarata, që në Spitalin e Kukësit ka patur mungesë aparaturash, në një kohë që në këtë spital, Halim Thaçi nuk është paraqitur fare.

Gazetari: Na tha mjeku, që po e ndjek, që ka ardhur policia e Prizrenit dhe është ndjekur me prokurorin me policinë e Kukësit, thjesht, sa ta konfirmojmë. Kanë bërë ndonjë procedurë, ndonjë gjë?

Policia e trafikut Prizren: Ka bërë aksident në?

Gazetari: Në minierën e Kalimashit!

Policia e trafikut Prizren: Edhe ka ardhur këtu me…

Gazetari: Ka ardhur në spitalin e Prizrenit.

Policia e trafikut Prizren: Me u shëruar?

Gazetari: Po, atë po zbulojmë ne, si ka ardhur?

Policia e trafikut Prizren: Ta këqyrim ne, a bën veç pak me thirr, se ne jem turn i dytë. Veç ta informoj atë të paradites. Kështu, ky thotë kështu e kemi bo thotë, e kemi përpiluar një raport veç të tjerash thotë, ka kaluar përmes kufirit. Arsye pse ka ardhur në..  në.. në Prizren ka qenë në mungesë te aparaturës në Kukës. Nuk ka mundur me e çuar në Tiranë për shkak të, të…

Gazetari: Largësisë!

Policia e trafikut Prizren: Të tërmetit! E kanë sjellë në Prizren, është përpiluar një raport, lidhur me rastin nga spitali i Kukësit. Ia ka deleguar për shkak të mungesës të aparaturave.

Gazetari: E kuptoj!

Policia e trafikut Prizren: Me shoqëruar në Prizren.

Mjeku spitali Kukës: Shtetasi i mësipërm nuk është paraqitur te urgjenca e spitalit Kukës. Kjo konfirmohet nga regjistri i shërbimit të urgjencës.

Gazetari: Po në Shqipëri?

Gruaja e Halim Thaçit: S’ka shkuar hiç në Shqipëri, s’ka desh me shkuar.

Gazetari: Aaa..,s’ka vajtur në Shqipëri? Ka ardhur direkt këtu?

Gruaja e Halim Thaçit: Po, direkt këtu!

Mjeku Ortoped: Nuk është transportuar me atë autoambulancë, është transportuar me automjetin e firmës, ku ka punuar.

Gazetari: Aaa i firmës.

Mjeku Ortoped: Edhe ka ardhur direkt.

Polici: Nga spitali i Kukësit. Spitali i Kukësit ia ka deleguar për shkak të mungesës së aparaturave.

Gazetari: E kuptoj!

Polici: Me e shoqëruar në Prizren, e kemi kontaktuar kufirin. Kufiri na ka lajmëruar, po e dimë, që ka ardhur një veturë me një të lënduar, që kjo është, kjo është e gjitha.

Aksidenti është munduar që të fshihet, por gjithçka është zbuluar falë informacioneve të spitalit të Prizrenit dhe policisë atje, e cila ka kontaktuar me pikën doganore të Morinës dhe me policinë e Kukësit. Kjo e fundit konfirmon zyrtarisht se ka nisur një procedim penal për dy persona për fshehjen e këtij aksidenti dhe kushtet e sigurisë në punë.

Zëdhënësja e Policisë Kukës: Tani në lidhje me informacionin, që më kërkove,është evidentuar si ngjarje nga ana jonë, janë referuar materialet në prokurori për ngarkim të dy shtetasve.

Gazetari: Eee…

Zëdhënësja e Policisë Kukës: Për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe kall… dhe mos kallëzimi i krimit…

“Kjo është ajo pjesa që kjo qeveria jonë i menaxhon këto punët, i jep koncesione kompanive që nuk janë të afta. Sot do të kisha dhe unë dëshirë të kisha minierën e Kalimashit, por nuk mundem dot nuk kam resurset, mjete, kapacitet dhe nuk e bëj dot. Sa për informacion mos harroni që asgjë nuk kalon pa u marrë vesh”, tha drejtuesi i emisionit Saimir Kodra./tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

Basha: 28 nëntori tjetër, do na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme

Ndryshe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri, Edi Rama të cilët ishin në Vlorë, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot homazhe në...

Ekspertja e OBSH-së bën thirrje për më shumë të dhëna për vaksinat e Covid-19

Ekspertja kryesore e vaksinave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se agjencia duhet të vlerësojë vaksinat e koronavirusit dhe reagimet e tyre për imunitetin...

Grabitja e mbi 3 mln dollarëve në Rinas, lirohet njëri prej të penduarve

Gjykata e Apelit të Posaçëm, vendosi të lirojë një nga të penduarit e dosjes së grabitjes së blindave me para në Rinas. Admir Çerpja, i...