Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Nga pedagogë në roje parkimi”, sociologu:Emigracioni? Nga ëndrra te rikthimi

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Nga pedagogë në roje parkimi”, sociologu:Emigracioni? Nga ëndrra te rikthimi

Nga Anxhela Ferra

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në krahasim me numrin e popullsisë. Që pas rënies së komunizmit kur filloi emigracioni, shtetet e preferuara nga shqiptarët kanë qenë ato fqinje, si Greqia e Italia. Kurse tani, shqiptarët kërkojnë të emigrojnë më tepër në vende si Gjermania, Anglia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për Tirana Today thekson pasojat e rënda që po i shkaktohen shoqërisë shqiptare nga emigrimi masiv i kohëve të fundit.

“Dy janë forcat më të mëdha që i japin spunto emigracionit në Shqipëri, atraksioni i Perëndimit dhe realiteti i brendshëm i vendit tonë. Tranzicioni shqiptar po zgjat shumë dhe kjo në njëfarë mënyre ka sjellë dëshpërim dhe zhgënjim te njerëzit. Për shkak të raportit të pritshmërisë që kishin shqiptarët dhe realiteteve që lëvizin ngadalë.

Emigracioni ka pasoja sociale dhe ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm. E para sigurisht që është largimi i tyre dhe braktisja e familjes. Shpesh herë ndikon në shtimin e divorceve, pasi largohet meshkujt dhe jo në pak raste ka ndodhur që ka qenë shkaku për ndarjen nga bashkëshortet. Të moshuarit mbeten të vetmuar. Por, ajo që është më e rënda për mendimin tim, lidhet me faktin që emigracioni po sjell plakjen e popullsisë.

Shpesh herë ndryshon statusi i atyre që emigrojnë. Një pjesë e madhe e shqiptarëve këtu kanë qenë me pozita dhe atje mund të bëjnë një punë të rëndomë. Këtu mund të kenë qenë inxhinierë dhe jashtë bëjnë një punë si murator. Ka ikur nga këtu pedagoge dhe ka shkuar atje e është bërë dado.”

Nga dëshira e madhe për të ikur, shumë shqiptarë zgjedhin ta bëjnë këtë gjë ilegalisht, duke mos pasur asnjë mundësi tjetër. Por, pas disa kohësh ata janë të detyruar të kthehen në vendin e tyre, në pjesën më të madhe të rasteve janë shtetet pritëse që i depërtojnë. Kështu rikthimi i shqiptarëve në vend, në dhjetëvjeçarin e fundit ka kulmuar në dy periudha. Në vitet 2009-2013, kur u kthyen 31.7% e emigrantëve dhe në vitet 2016-2018, kur u kthyen 18.7% e tyre.

“Shumë nga ata që kanë ikur në emigracion janë përballur me sfida të vështira. Ka shqiptarë që ikin me mendimin se do të punojnë, siç kanë punuar këtu në Shqipëri. Dhe kur shkojnë atje e shohin ritmet e larta të turbo-kapitalizmit që kërkon vullnet të madh e energji të pashtershme, nuk e përballojnë dot.

Kjo sjell zhgënjimin dhe një pjesë e tyre rikthehen. Kështu shpesh emigrimi kalon në tre faza, është ëndrra për të ikur, zhgënjimi dhe e fundit është rikthimi. Kohët e fundit ka shumë djem e vajza, të cilët kanë dështuar në ëndrrën e tyre për të qenë emigrantë të qëndrueshëm.”

Më parë shqiptarët të cilët kërkonin më tepër të emigronin ishin të papunët, të paarsimuarit. Ndërkohë, sot ka ndryshuar, përherë e më tepër të arsimuarit, madje edhe ata me një punë dhe gjendje të mirë ekonomike duan të ikin nga Shqipëria. Për sociologun Tushi, ky emigrim elitar veç arsyeve personale të individëve, është duke ndodhur edhe si një tendencë mode.

“Kohët e fundit ikin edhe të pashkolluar apo edhe pa arsim të përfunduar tamam. Por, po ikin dhe njerëz që janë elita e këtij vendi. Elitë profesionale, siç janë IT, inxhinierë, mjekë, infermierë dhe profesione të tjera. Janë figura profesionale për të cilat është investuar nga shteti dhe nga shoqëria për t’i përgatitur ata. Ka sigurisht arsye reale e personale se përse ikin ata.

Mirëpo, ndonjëherë seç krijohen ca epidemi në formë mode, që hajde të ikim. Ikën njëri, të iki dhe unë, po iku Gjitoni, pse nuk do ikim dhe ne. Kështu shkoi ky muhabet. Domethënë një veprim spontan, i pamenduar, irracional i të ikurit si qëllim në vetvete.

Të ikësh kot, e nga pedagog në universitet të shkosh roje parkimi. Apo nga inxhinier këtu, të ikësh për të larë pjatat e restoranteve të perëndimit nuk është aspak normale. Nganjëherë motivet nxitëse janë sa serioze, por edhe krejt banale. Dhe pjesa më e madhe e atyre që zhgënjehen është se ikin në emigracion pa busull të qartë orientimi, pa qenë të sigurt se ku shkojnë dhe çfarë kërkojnë.

Por, kjo sjell dëme për ata si individë, për familjen e tyre, sjell dëme sociale dhe ekonomike për ne. Si edhe dëmton reputacionin e vendit tonë, kushedi sa herë jemi përplasur me kërkesa rigoroze të vendeve evropiane që kërkojnë nga ne ta ndalim këtë emigracionin e paligjshëm.”/ TIRANA TODAY

Tags: azilkerkuesbraktisja e familjesdivorcetemigracioniemigracioni elitarGëzim Tushipasoja socialeplakja e popullsisëshqiptaret

TË LIDHURA

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit
Aktualitet

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit

13:50 | 25/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

12:18 | 25/10/2025
“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor
Politikë

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

11:38 | 25/10/2025
Next Post
Tragjedia me ushtaraken shqiptare, reagon zv.kryeministri i Letonisë

Tragjedia me ushtaraken shqiptare, reagon zv.kryeministri i Letonisë

Video/16-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë, bashkëmoshatari i bënte presion përmes fotove

Video/16-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë, bashkëmoshatari i bënte presion përmes fotove

Liverpool për të bërë të paimagjinueshmen ndaj Barcelonës, Klopp do të përdorë … Shaqirin

Liverpool për të bërë të paimagjinueshmen ndaj Barcelonës, Klopp do të përdorë ... Shaqirin







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit
Aktualitet

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit

by mirseda
13:50 | 25/10/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Paulesh, në Peqin, ku një inxhinier...

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

13:48 | 25/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

12:18 | 25/10/2025
“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

11:38 | 25/10/2025
Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

10:37 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com