Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga Maroku i largët, Rama thirrje Serbisë: Pse duhet ta njihni Kosovën si shtet

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Nga Maroku i largët, Rama thirrje Serbisë: Pse duhet ta njihni Kosovën si shtet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 10-të të Konferencës së Politikave Botërore të zhvilluar në Marok, kushtuar Qeverisjes Globale. Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në panelin me temë “E ardhmja e Evropës Juglindore”, sëbashku me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, ku foli mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e Shqipërisë, në këtë bashkëpunim, si dhe sfidat e integrimit të vendit në BE.

Duke sjellë si shembull marrëdhëniet mes dy vendeve Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat tashmë janë të normalizuara, kryeministri Rama theksoi se e ardhmja më e mirë për popujt e të dy vendeve, ajo që qeverisja duhet të zgjedhë, është fqinjësia e mirë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të mirën e përbashkët të qytetarëve.

“Ajo që unë shoh si një pasqyrim shumë pozitiv të kësaj, është sepse shumë gjërat po ndryshojnë përsa i përket popullsisë. Është një mënyrë e re e të jetuarit në Ballkan, një mënyrë që është rrënjësisht e shkëputur nga kultura sesi jetonim në të kaluarën.”, u shpreh kryeministri.

Në kuadrin e perspektivës së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, Kryeministri theksoi ndër të tjera se duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga barra e së kaluarës.

“Kosova është sot një Republikë. Është aty dhe funksionon si një shtet i pavarur, sovran, me institucionet e tij, dhe jam shumë i lumtur ta them, me një model shumë të admirueshëm respekti për minoritetet, para së gjithash për minoritetin serb, i cili ka përfaqësi në parlament, në qeveri. Bindja ime është, ka qenë gjithmonë dhe mbetet që, duke njohur Kosovën, Serbia do të bëjë një hap të madh përpara dhe do të lehtësohet nga një barrë e së kaluarës, e cila është pengesë për të parë drejt së ardhmes më e lehtësuar.”

Duke folur mbi perspektivën e zgjerimit të BE me vende të reja aspirantë, kryeministri tha se vendet ndodhen në një moment tjetër historik, atë të kompletimit të procesit të nisur.

“Gjendemi në një moment të ndryshëm historik, krahasuar me fazën e zgjerimit të shpejtë të fillimit. Tashmë përballemi me nevojën për të kompletuar procesin e nisur. Nuk bëhet fjalë vetëm për zgjerim, por për përfundimin e këtij procesi. Mbi të gjitha, qëndron nevoja strategjike e Europës për të mos lënë Ballkanin si një zonë gri, ku aktorë të tjerë mund të fusin duart dhe të promovojnë axhendat e tyre, duke nxitur konflikte të mundshme.”

Kryeministri theksoi ndër të tjera se është shumë e rëndësishme që vendet e Ballkanit të jenë pjesë e projekti europian, si një faktor më shumë për një Europë më të sigurt. “Është shumë e rëndësishme të përfundojmë këtë projekt, ekzaktësisht për të njëjtën arsye që anti-europianët theksojnë, ekzaktësisht për arsyen e sigurisë.”
Kryeministri tha ndër të tjera se Ballkani i sotëm është pozicionuar qartë pro BE dhe se po punon fort për këtë perspektivë. “Ajo që po bëjmë sot në rajon nuk po ndodh sepse jemi të ndryshëm nga paraardhësit tanë që bënë luftëra. Kjo po ndodh sepse në këtë rajon ka një ndjenjë të fortë pro-europiane. Ky rajon është vendi i duhur për të kuptuar se sa është tërheqëse Europa për njerëz që dinë se çfarë është lufta, që e kanë parë atë dhe e dinë se sa keq gjërat mund të shkojnë prej saj, ndaj ritheksoj edhe një herë faktin që edhe procesi i integrimit do të ndihmojë në zbutjen e këtyre pakënaqësive dhe mosmarrëveshjeve.”

Tags: duhetKosovënlargëtMarokunjihniramaserbiseshtetthirrje

TË LIDHURA

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE
Aktualitet

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”
Aktualitet

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025
Grabitje në rrugë dytësore pranë autostradës, taksisti denoncon pasagjerin
Aktualitet

Grabitje në rrugë dytësore pranë autostradës, taksisti denoncon pasagjerin

21:33 | 30/05/2025
Next Post
Special One dënohet nga gjykata e Madridit

Special One dënohet nga gjykata e Madridit

Taulant Balla nxjerr dokumentin: Lulzim Basha gënjeu, Dritan Zagani është dënuar!

Balla: Basha e Kryemadhi shkelën ligjin, Mallakastra me një kryebashkiak të dënuar me burg

Balla: Basha e Kryemadhi shkelën ligjin, Mallakastra me një kryebashkiak të dënuar me burg

Viti i luanit apo miut ai që do çelë derën e Evropës? Bregu: Mos u hallakatni pas fallxhorësh

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com