Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nga këta të katër, një e gjysmë janë në jetë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Frrok Çupi

Këta janë Ilir Meta, Sali Berisha, Lul Basha dhe Albin Kurti. Secili prej tyre është një tip më vete, por të katër së bashku bëjnë ‘një’. ‘Si një trup i vetëm’ janë bashkuar për t’i ndërruar drejtimin zhvillimit të Shqipërisë nga ‘përpara’ në një drejtim tjetër. Taktika që kanë zgjedhur është konflikti; konflikt sa më i gjerë dhe i thellë brendapërbrenda kombit.

Harta e konfliktit është spostuar nga një konflikt ‘tironc’, domethënë në bulevardin e madh të kryeqytetit ose rreth selisë së qeverisë dhe selisë së Parlamentit, në një konflikt që figurshëm mund të kodifikohet si ‘konflikti i Kalimashit’. Tani nuk ka më gjurmë konflikti në Tiranë, sepse këtu ndodhet ‘Amerika’. Nuk e mbani mend pse aq shpesh dyshja kosovare Kurti- Osmani urdhëronin për hapjen e ‘traut të Kalimashit’, urdhër që dukej sikur ata të dy ishin edhe qeveri e shtetit të Shqipërisë?! Ëndrra për të zaptuar kreun e qeverisjes së Shqipërisë rri natë e ditë zgjuar tek entourage i Kurtit të Kosovës.

Cilat janë mjetet që po përdorin deri më sot?

Mjeti i parë është ‘nacionalizmi bosh’ për të cilin që të katër janë ‘papagaj’ të zellshëm dhe rrënues të vërtetë të nacionit, njëkohësisht. Mendoni një gjë: Sot që  po shkruaj këtë shënim, në Kosovë kanë vdekur një numër kampion- 11 vetë, nga coronavirus-i, por qeveria nuk e çan kokën; qeveria e ka punën me konfliktin etnik. Në Korçë ku u mbajt një Festë ‘për qejfin tonë’, lëvizja VV e Kurtit futi duart dhe hapi gaz lotsjellës për të verbuar të madh e fëmijë, ose të paktën për të prishur festën. Një ‘alien’ i VV së Kosovës në Shqipëri dha lajmin e gëzuar se ‘pa këtë armë nuk do të kishte kuptim festa!’.

Mjeti i dytë, konflikti me armë

Ka ndodhur vetëm një herë në historinë tonë kombëtare që një ministër kuisling kosovar, Xhafer Deva, brenda natës ka vrarë në Tiranë 86 qytetarë, dhe kjo datë ishte 4 shkurt 1944. Por ai ishte kot ‘një kosovar’, sepse i përkiste qeverisë kuislinge të Tiranës. Përsëritja, sado pak, e dhunës prej pjesës tjetër të kombit, zgjon kujtime të hidhëta si në ‘44. Këtë po bën Kurti.

Mjeti i tretë, të vij në shtëpi e të bëj ligjin

Nuk ka ndodhur asnjëherë, në gjithë botën, kur një pjesë e kombit e mbetur jashtë kufijve shtetëror, të kërkojë përmbysjen e rendit dhe të qeverisë në atdheun amë. As mes Kosovës e Shqipërisë nuk ka ndodhur më parë. Vetëm tani, qeveria Kurti e Kosovës kërkon rrëzimin e qeverisë dhe të rendit në Shqipëri. Kryeministri i Kosovës ka bërë thirrje disa herë për të përmbysur qeverinë Rama. Sipas politikës në Kosovë, pjesa tjetër e kombit i bëhet opozitë politike Shqipërisë. Ajo ka instaluar grupime politike si ‘opozitë’ e rendit kushtetues shqiptar, ose si qeliza dhune. Opozita që përfaqëson VV e Kurtit ka bërë thirrje për përmbysje.

Mjeti i katërt: Ushtri e përbashkët me brezin e humbur

A do të jetë e armatosur apo jo, ushtria e Albin Kurtit, kjo nuk ka rëndësi. Puna është se në njëmijë mënyra përgatit sulme kundër qeverisë së zgjedhur me votë në Tiranë. Arsyetimi i vetëm i luftës është se ‘duhet të mos jetë Edi Rama!’. Pse? Pse është nga Jugu i vendit dhe Kurtit i duhet një nga katundi i vet, siç është Berisha? As kjo nuk është thelbësore. Thelbi është që të rrëzohet Rama si një garant i Reformës në Drejtësi dhe i besuar i Amerikës. Grupimi ku mbështetet plani për rrëzimin e qeverisë ‘Rama’ dhe për të dëbuar influencën e Amerikës, mund të quhet si në letërsi ‘Brezi i humbur’.

Ku spostohet konflikti ballkanik?

Nëse punët me mendjen e Kurtit do të marrin këtë vijë, atëherë herën tjetër nuk do të flitet më për një ‘konflikt permanent Serbi- Kosovë’, por për një konflikt Kosovë- Shqipëri. Konflikti mes shqiptarëve në të dy shtetet e tyre, do të ishte tragjike, do të ‘’fshijnë’ historinë e re të hapjes dhe të demokratizimit në mbarë kombin.

Në këtë pozitë janë së bashku të katër: Berisha, Meta, Luli dhe Kurti. Çfarë janë këta të katër? Berisha dhe Meta janë duke perënduar përjetë; pritet do të vihen para Drejtësisë për krimet dhe korrupsionin e kryer. Basha i PD, një kukull e Berishës, ka disa dosje korrupsioni dhe krimi; por pritet si do të reagojë. Atij i kërkohet që të mbajë anën e Drejtësisë dhe të Perëndimit. Sot për sot është vetëm ‘gjysmë’, me Albinin bëhen një e gjysmë.

Nga të katër, mbeten dy ‘të vdekur’ dhe një e gjysmë në jetë.

Tags: Albin KurtiFrrok Çupiilir metalulzim bashasali berisha

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post

Vendimi fundit/ Najada Çomo dorëhiqet nga mandati i deputetes

“Do lëmë gjurmë”, Rama bën bilancin e mandatit të dytë qeverisës

Rama paralajmëron ‘furtunë’ ndryshimesh, ja kush do zërë vendin e Çomos

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

“Çfarë po ndodh me Rusinë që shkel hapësirën ajrore të Polonisë me dronë? Ja ku jemi!”, reagimi i parë i Trump në Truth Social

17:32 | 10/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme
Bota

“Ferr” në Gaza, trupat izraelite pushtojnë qytetin. Të paktën 106 persona humbën jetën ditën e sotme

by mirseda
22:33 | 16/09/2025
0

“Po nisim një sulm të fuqishëm kundër fortesës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Gjatë 24 orëve...

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

Skena dhune në Madrid, Tifozët e Marsejës përplasen me policinë para sfidës me Real Madridin

21:53 | 16/09/2025
Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

Pas 6 vitesh, Trump viziton këtë javë Britaninë e Madhe, miliona paund do të shpenzohen për sigurinë e tij

21:41 | 16/09/2025
Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

Vangjush Dako shtrohet në spitalin rajonal të Durrësit, pritet të merret në dorëzim nga policia e burgjeve

21:23 | 16/09/2025
Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

Nisin lëvizjet për shkarkimin e Veliajt/ Nesër mblidhen këshilltarët socialistë

21:18 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com