Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga kamerat dhe përgjimi, tek spiunët në rrugë: Si Kina përgjon qytetarët e saj

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Nga kamerat dhe përgjimi, tek spiunët në rrugë: Si Kina përgjon qytetarët e saj

Vendi komunist, po ndërton prej kohësh një sistem të madh të mbikëqyrjes së çdo njërit prej 1.4 miliardë qytetarëve kineze. Format e survejimit, janë nga më të larmishmet, dhe përdorimi i teknologjisë më të fundit është në plan të parë, pa harruar edhe metodat tradicionale që shohin të angazhuar në rrugë miliona spiunë. Ja cilat janë 10 mënyrat e mbikëqyrjes dhe mbajtjes nën kontroll të vendit me popullsinë më të madhe në botë.

  1. Përdorimi i teknologjinë e njohjes së fytyrës, që përzgjedh njerëz të caktuar nga turma

Të paktën 16 qytete dhe provinca në të gjithë Kinën, kanë filluar tashmë të përdorin një sistem kamerash të njohjes së fytyrës, që mund të skanojë popullatën e përgjithshme me një saktësi prej 99.8 për qind. Ky proces, është provuar të jetë i efektshëm. Policia në Nançang në Kinën Juglindore, arriti të gjejë dhe arrestoj një të dyshuar të kërkuar në një koncert ku merrnin pjesë mbi 60.000 persona.

  1. Administratorët e forumeve të ndryshme, udhëzohen se si të spiunojnë anëtarët

Në Kinë, qytetarët mund të paditen penalisht, për përmbajtjen e postuar në çdo forum në rrjet. Madje ligjet prekin edhe aplikacionet private dhe të koduara, siç është WhatsApp. Qeveria kineze u kërkon kompanive të teknologjisë, të monitorojnë dhe mbajnë regjistrat e bisedave për 6 muaj, dhe të raportojnë tek autoritetet çdo veprimtari të paligjshme.

  1. Qytetarët detyrohet të shkarkojnë në celularët e tyre, aplikacione që i lejojnë qeverisë të monitorojë fotot dhe videot që mbajnë

Qeveria ka detyruar ujgurët, një pakicë etnike në Kinën Perëndimore, të shkarkojnë një aplikacion që skanon fotot, videot, audiot, librat elektronikë dhe dokumente të tjera. Aplikacioni, i quajtur “Jingwang” në gjuhën kineze, do të thotë “pastrimi i internetit”, nxjerr informacione duke përfshirë numrin, modelin e telefonit, dhe të gjitha të dhënat që përmban.

  1. Autoritet mbikëqyrin se çfarë blejnë njerëzit online

Kompania e njohur Alibaba, ka pranuar se sistemi opsional i kreditit “Zhima (Sezam), i klasifikon përdoruesit në bazë të aktivitetit të tyre online. Drejtuesi i programi, Li Yingyun, tha se njerëzit që luajnë video-lojëra për 10 orë në ditë, cilësohen “persona të papunë”, ndërkohë që ata që blejnë pelena online, kanë më shumë të ngjarë të kenë një ndjenjë përgjegjësie, pasi mund të jenë prindër.

  1. Policët civilë mbajnë syze të veçanta, për të identifikuar njerëzit e kërkuar në vende të populluara, si rrugët dhe stacionet e trenave.

Syzet speciale që arrijnë të njohin një fytyrë të caktuar, të cilat u prezantuan në fillim të këtij viti, janë të lidhura me një bazë të dhënash, që bën në kohë reale krahasimin e një fotoje të marrë në çast, me foton e një personi të shpallur në kërkim për ndonjë krim. Vu Fei, drejtori ekzekutiv i Teknologjisë LLVision, që prodhoi këto lloj syzesh, thotë se teknologjia e tij mund të identifikojë fytyrat nga një bazë të dhënash prej 10.000 fotosh në vetëm 0.1 sekonda.

  1. Instalimi i “policisë robotike” në stacionet e trenit, që skanon fytyrat e njerëzve, dhe i krahason me ato të personave në kërkim.

Një polic robot, është vendosur në formë eksperiment në Zhengzhou të Kinës Qendrore. Thuhet se ai është në gjendje të monitorojë cilësinë e ajrit, dhe të lokalizojë zjarret e rëna aty pranë.

  1. Përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës, për të gjurmuar kalimtarët që shkelin rregullat e qarkullimit

Disa qytete kineze, kanë instaluar kamerat e njohjes së fytyrës nëpër rrugët e tyre. Ato skanojnë fytyrat e kalimtarëve në një bazë të dhënash të policisë qendrore. Fotot dhe emrat e kundravajtësve, shfaqen në një ekran të madh pranë rrugës. Më pas policia, i kontakton dhe u tërheq vërejtje, ose u vendos gjobë.

  1. Ndalimi i këmbësorëve në mënyrë rastësore, për të kontrolluar telefonat e tyre.

Policë të armatosur dhe të forcave paraushtarake në Xinjiang, një territor në Kinën Perëndimore i banuar nga minoriteti ujgur, i ndalojnë këmbësorët e rastit për t’u kontrolluar telefonat dhe laptopë e tyre për aplikacione të ndaluara, apo mesazhe që konsiderohen të rrezikshme për Partisë Komuniste të Kinës. Kjo metodë ka çuar tashmë në arrestimin dhe burgimin e shumë ujgurëve.

  1. Përgjimi i postimeve në mediat sociale, që mund të lidhen me familjen dhe vendndodhjen e përdoruesit

Një grua në Vuji, Kinën lindore, mori një telefonatë nga policia pasi djali i saj, Shon Zhang, ripostoi një postim kundër presidenti Xi Jinping, nga llogaria e tij në platformën kineze Weibo në mars. Policia i tha nënës së Zhang, se postimi nuk ishte i mirë, dhe kërkoi që ai të hiqej menjëherë.

  1. Ndërtimi i një softueri parashikues, që bazuar në të dhënat e mbledhura për njerëzit pa dijeninë e tyre, sinjalizon ata që mund të jenë problematike apo kërcënues për qeverinë

Programi grumbullon të dhëna nga kamerat CCTV, sistemet që përgjojnë rrjetet WiFi, dhe dekodojnë të dhënat që transmetohen nëpërmjet tyre. Sistemi qendror, i njohur edhe si “Platforma e Integruar e Operacioneve të Përbashkëta” (IJOP), i analizon më pas profilet e njerëzve, duke parashikuar nëse ata mund të dëmtojnë regjimin komunist kinez, dhe njofton autoritetet lokale për rebelët e mundshëm./ Tirana Today

Tags: kameratkinapërgjimipërgjonrrugespiunët

TË LIDHURA

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes
Bota

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”
Bota

Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”

18:50 | 05/12/2025
Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen
Bota

Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen

17:43 | 05/12/2025
Next Post
Dita e Europës/ Ambasadori i Austrisë mesazh të rinjve: Mos mendoni të emigroni

Dita e Europës/ Ambasadori i Austrisë mesazh të rinjve: Mos mendoni të emigroni

Presidenti i Polonisë: Brukseli të mbështesë integrimin, liderët të dialogojnë

Presidenti i Polonisë: Brukseli të mbështesë integrimin, liderët të dialogojnë

Kandidati i LSI-së në Korçë kërkon mandatin e deputetit

Kandidati i LSI-së në Korçë kërkon mandatin e deputetit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.
Aktualitet

Rama në 10-vjetorin e “Fundjavë Ndryshe”: “Lum kush jep; Arbër, ti je trajneri i disiplinës”.

by mirseda
22:56 | 05/12/2025
0

Në një sallë plot me figura të njohura politike nga vendi dhe trojet, artistë dhe shumë personazhe...

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

21:53 | 05/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com