Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Nga Gurakuqi tek Beqja, historia se si u djallos një vend

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Tuneli në det, qeveria në zjarr

Nga: Klodian Tomorri

Eshte magjepsese, por historia e perserit vetveten thuajse ne gjithcka. Fatkeqesisht ndonjehere ne menyre te mbrapsht. Ne vitet 20 te shekullit te kaluar, shteti i sapoformuar shqiptar kishte nevoje per investime publike qe te nxirrte vendin nga varferia dhe te shtynte ekonomine ne rrugen e zhvillimit. Por ne pamundesi per te siguruar hua ne tregjet financiare, qeveria e atehershme ju drejtua mekanizmit te Partneritetit Publik Privat.

Ne shtator te vitit 1923, ne Parlamentin e Shqiperise mberriten kontratat e para te koncesioneve. Fillimisht ishte koncesioni i vajgurit me kompanine angleze Anglo Persian, me pas ai i kripes, lekureve te bagetive e keshtu me radhe, pyjeve, duhanit, thuajse ne te gjithe sektoret dominante te ekonomise se atehershme shqiptare.

Nje shtet i sapoformuar nuk kishte ekspertizen per te negociuar marreveshje komplekse, te cilat kishin pasoja shumevjecare per ekonomine.

Ndaj shumica e koncesioneve praktikisht ishin leshime per kompanite e huaja dhe me perfitime te cunguara per shtetin shqiptar. Por ne Parlamentin e atehershem te Shqiperise ndodhej nje burre, i cili per nga njohurite dhe vizioni ne kete fushe ishte te pakten 100 vjet perpara kohes se tij.

Ky ishte Luigj Gurakuqi, njeriu i cili shtjelloi i pari publikisht ne Shqiperi te ashtuquajturen doktrinem e dyerve te hapura, pra tregut te lire dhe konkurrences se barabarte per te gjithe.

Permes disa fjalimeve te fuqishme, Gurakuqi do te shtronte para Parlamentit, ato qe duhet te ishin parimet e kontratave koncesionare.

Se pari, koncesionet nuk duhet te ishin ekskluzive dhe nuk duhet te ishin ne asnje menyre monopol per te mos penguar futjen e kompanive te tjera.

Se dyti, afati i tyre duhet te ishte sa me i shkurter per te mos e lene vendin peng ne afatgjate.

Se treti, shteti shqiptar duhet te ruante maxhorancen, me te pakten 51 per qind te aksioneve, ne cdo shoqeri koncesionare te pasurive publike.

Se katerti, shoqerite qe fitonin kontrata koncesionare nuk duheshin lejuar qe te transferonin koncesionin.

Se pesti, kontratat koncesionare, vec kriterit ekonomik duhet te mbanin parasysh edhe ate gjeopolitik duke preferuar kompanite qe vinin nga vendet aleate.

Shume nga koncesionet e viteve 20 deshtuan per shkak te destabilitetit politik te vendit. Por ndersa nje shekull me pare, Shqiperine e shpetoi rastesia- sic thoshte Konica- 100 vjet me vone e groposi grykesia.

Sot pasurite kombetare te vendit jane shenderruar gati ne mallkim. Ne nafte, nje sere ngjarjesh te ndodhura javet e fundit, kane nxjerre ne pah fakte uleritese se si koncesionet jane perdorur per te zhvatur qytetaret dhe skllaveruar punonjesit.

Ne shendetesi, PPP-te kane cmontuar totalisht sistemin, duke devijuar ne llogari private qindra milione euro permes abuzimeve flagrante.

Ne fushen e fiskut, vetem per te kontrolluar karburantet shqiptaret paguajne aktualisht 3 koncesione, nderkohe qe qeveria po ben gati te katertin.

Ne sektorin e mbetjeve, Shqiperia paguan mafien e pehrave per investime te pakryera, nje skeme te cilen e refuzuan edhe republikat me te korruptuara te planetit, si vendet afrikane.

Fatkeqesisht, te gjitha keto kontrata jane monopole te blinduara me ligj. Shumica e koncesioneve zoterohen nga kompani te fshehta. Pjesa derrmuese e tyre kane nderruar disa here duar. Dhe te gjitha kane afate mbi 10 vjeçare duke i vene buxhetit dhe ekonomise nje gur te rende ne qafe, qe do te rrije aty per shume vjet.

Parimet qe Gurakuqi shtroi 100 vjet me pare jane permbysur me koke poshte. Historia e perseriti veten padrejtesisht me Shqiperine. Nga Rilindja e Gurakuqit e degdisi tek Rilindja e Beqjas dhe shefit te tij me poture.

Tags: klodian tomorriLuigj Gurakuqishqiperia

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Kryemadhi nuk i ndal akuzat ndaj Ramës, thekson se Meta nuk po bën opozitë

Kryemadhi nuk i ndal akuzat ndaj Ramës, thekson se Meta nuk po bën opozitë

Reforma Zgjedhore/ Kryemadhi: Rama tentoi ta sabotonte me shembjen e Teatrit

Maska me detyrim/ Kryemadhi thirrje qytetarëve: Përgjigjuni çdo polici që ju ndalon, kjo është qesharake

Një shëtitje në boshllëk

Njeriu që ka bezdi votimet në partinë e vet

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Media serbe ndan pamje nga skemat e Silvinjos: Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës
Sport

Media serbe ndan pamje nga skemat e Silvinjos: Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës

by mirseda
10:31 | 06/06/2025
0

Një zhvillim i pazakontë ka shoqëruar seancën e fundit stërvitore të Kombëtares shqiptare, ku përveç gazetarëve vendas,...

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24 vjeçari në Fier

Kultivoi parcelë me 223 fidanë kanabis, vihet në pranga 24 vjeçari në Fier

09:48 | 06/06/2025
Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev

Rusia sulm ajror në Ukrainë, qindra dronë lëshohen mbi Kiev

09:19 | 06/06/2025
Ngjarje si në filma/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe humbën jetën

Ngjarje si në filma/ Tre shqiptarët grabitën një farmaci dhe humbën jetën

09:14 | 06/06/2025
Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

Sot Kurban Bajrami, presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë

08:38 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com