Monika Kryemadhi ka dalë kundër urdhërit për mbajtjen e maskave në rrugë. Në një intervistë në RTV Ora, kryetarja e LSI, Kryemadhi kërkoi nga ana e qytetarëve që të mos u binden këtij urdhëri që e cilësoi qesharak. Kryetarja e LSI-së tha se qytetarët nuk duhet tu binden policëve, ndërsa e cilësoi si të tepër të tërë këtë situatë.
“Po hyre, 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat?
Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte, do të anulonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët.
Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin. Nuk duhet mbajtur maska, por duhet të dalë në rrugë.
Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit?”, tha ajo.