E martë, 25 Janar, 2022
-4.5 C
Tirana

Kryemadhi nuk i ndal akuzat ndaj Ramës, thekson se Meta nuk po bën opozitë

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së thotë se Ramës i është shtuar frika nga Ilir Meta. Ajo thotë se Presidenca është i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në vend.

Monika Kryemadhi:

Frika e Edi Ramës për Ilir Metën është shtuar. Sa i takon reagimit të Metës si president nuk kam arsye ta gjykoj. Nëse deri dje kam qenë kundër zgjedhjes së Metës si president, sot kam menduar që ka qenë një ndër zgjedhjet më të mira. Kjo ka treguar se Ilir Meta ka qenë vizionar në politikë sepse ka menduar se pas 2017 do të  kishim një situatë të tillë kaotike. 

I vetmi institucion legjitim sot është ai i presidencës, sepse të gjitha institucionet e tjera kanë rënë, edhe ato institucione që mendojmë se mund të jenë të pavarura nga reforma janë të kapura nga grupe kriminale e sekte të caktuara që janë të lidhura me krimin e organizuar.

A po bën më shumë opozitë presidenti Meta sesa vetë PD e LSI?

Nuk mendoj se presidenti Meta po bën opozitë por po mbron Kushtetutën. Sot që të flasësh për ndalimin e shpopullit të Shqipërisë nuk është tezë e opozitës por tezë kombëtare ku përgjegjësia e të gjithë klasës politike duhet të jetë e jashtëzakonshme. Roli i opozitës është të flasë për dështimin e opozitës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ndërron jetë aktori i njohur turk, luajti në serialin “Ertogrul”

Aktori i njohur turk, Ayberk Pekcan, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare. I ndjeri ka luajtur në serialin “Ertogrul” dhe “Osman”. Mediat turke thonë se...

Gjirokastritët dhe korçarët më punëtorë, Lezha, Dibra dhe Tirana më “dembele”

Qarqe të ndryshme të vendit shfaqin sjellje ekstreme ndaj punës, pasi në disa prej tyre popullsia në moshë punë (+15 vjeç) shfaq një interes...

Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga: Mero Baze Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD,...

“Blindohen” zgjedhjet në Shoqatën e Tiranës, hyrja me kartë identiteti

Në orën 15:00 do të nisin zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Aktualisht është vënë re prezencë e forcave të policisë private,...

Nis hakmarrja pas përgjimeve, Tatimet ‘mësyjnë’ te bizneset e Armand Dukës

Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliaj, ka marrë zotimin për të "pastruar futbollin". Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për...