E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
11 C
Tirana

Njeriu që ka bezdi votimet në partinë e vet

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

Nga: Mero Baze

Lulzim Basha ka një mallkim, që del zbuluar, sa herë tenton të bëjë zgjedhje në parti. Sot një gazetar investigativ i “Fiks Fare”, i infiltruar si votues i parregjistruar i Partisë Demokratike, arriti të votojë në katër qendra votimi brenda ditës në Tiranë. Sigurisht që përtoi, se mund të votonte në të gjitha dhe sa herë të donte. Nuk i duhej as rregjistrimi si anëtar partie, as karta e anëtarësisë, biles as karta e identitetit.

Procesi i vetëquajtur transparent, që në fakt përfundoi në komedi, pasi shërbeu vetëm për të ndëshkuar Klevis Balliun, duket që ka qenë tërësisht formal dhe pa asnjë standart.

Në fakt, nuk është se janë më mirë dhe partitë e tjera, kur vjen fjala për votimet brenda partisë, por ruajnë së paku një standart formal për të mos fyer mundimin e atyre që dalin të votojnë.

Lulzim Basha prej ditës që ka marrë në dorë atë parti, e ka përçudnuar vlerën e votës së çdo anëtari, duke e manipuluar atë në mënyrë flagrante.

Në përballjen e tij të parë me Sokol Olldashin, atij nuk i mjaftoi Berisha në krah, që kërcënonte zyrtarë të Partisë Demokratike të mos përkrahnin Olldashin, por bëri dhe fletët e votimit me numër rendor, që të identifikohej vota.

Kjo e detyroi Olldashin të dalë para kamerave dhe të thotë: “Unë votova me fletë votimi nr….”, duke cituar numrin rendor të saj, për t’u treguar të gjithëve se nuk kishte votim të fshehtë.

Pasi përdhosi procesin e parë të votimit, vijoi më tej me rregjistrimet që dolën në votimet e 2017 në Korçë, ku një njeri votonte 20 herë.

Lexo edhe :   Bashkim Kopliku, ose raca në zhdukje e politikanëve që besonin tek logjika
Lexo edhe :   Ajo që s’ka kuptuar Lulzim Basha e të vetët

Rivali i tij në garë, Eduard Selami, e denoncoi manipulimin flagrant të votimit në çdo degë, por Basha e garantoi se këto parregullsi do korrigjoheshin dhe autorët do ndëshkoheshin.

Në fakt, autorët u shpërblyen dhe parregullsitë u kthyen në sistem. Biles për ironi të fatit, Berisha i ka kërkuar privatisht Selamit të “mos tërhiqet nga denoncimi i manipulimit”, si për t’i treguar që ai nuk e përkrah standartin e vjedhjes së votave nga Luli.

Tani ky rasti i bërë publik sonte, tregon se votimet në PD janë thjesht një ritual pa rregulla, pa standart dhe shërbejnë vetëm si farsë.

Një njeri që voton sa herë të dojë dhe ku të dojë, pa asnjë pengesë, tregon qartë se Basha i ka proceset e votimit brenda partisë, si procese linçimi, për të hequr qafe ata që nuk do, përmes “votës” së demokratëve.

Dhe të mendosh që gjithë këtë mundim e ka bërë për të hequr qafe Klevis Balliun është pak tepërim. Tepërim më i madh pastaj është kur ky akuzon të tjerët që nuk bëjnë zgjedhje dhe i vjedhin vota. Këtij që vetëm zgjedhje nuk ka bërë ndonjëherë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tifozët nxjerrin drejtorin ukrainas nga zyra dhe e hedhin në koshin e plehrave

Pamjet që tashmë janë bërë virale, tregojnë një skenë tmerri ku tifozët kanë nxjerrë nga zyra drejtorin e stadiumit "Gagarin", dhe e kanë hedhur...

FOTO/Makina përplaset tek porta e zyrës së Merkel, alarmohet policia gjermane

Një mjet është përplasur te porta e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel. Mediat e huaja raportojnë se nga ky incident, nuk ka patur...

Nuk ia doli dot mbanë, koronavirusi i merr jetën mjekut 48-vjeçar

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Fatkeqësisht ka ndërrruar jetë si pasojë e COVID 19 mjeku Bledi Nini, 48 vjeç. Ai...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Kur komunizmi tentoi shkatërrimin e familjes, fëmijët denonconin prindërit

Komunizmi cilësohet shpesh si më i tmerrshëm se fashizmi. Kjo pasi veç terrorit, burgosjeve dhe vrasjeve, synoi të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë; familjen. Në...