Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Nga Gaddafi tek Car Nikolla i Rusisë, ja 10 njerëzit më të pasur të gjitha kohërave!

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Nga Gaddafi tek Car Nikolla i Rusisë, ja 10 njerëzit më të pasur të gjitha kohërave!

Sipas revistës “Forbes”, amerikani Jeff Bezos është sot njeriu më i pasur në botë. Themeluesi i kompanisë “Amazon”, ka një pasuri prej 131 miliardë dollarësh, që e bën njërin nga njerëzit më të pasur në historinë moderne. Është e vështirë të imagjinohet dikush tjetër, me më shumë para se sa Bezos.

E megjithatë, ai është larg nga të qenit njeriu më i pasur që ka ekzistuar ndonjëherë. Shumë kohë para internetit dhe tregtisë elektronike, njerëzit më të pasur në tokë ndërtuan perandoritë e tyre dhe i zgjeruan ato, duke përdorur ushtri të fuqishme, apo duke tregtuar ar. Të gjithë ata kishin diçka të përbashkët; pasuria e tyre kishte gjithmonë një lidhje me pushtetin. Ja cilët ishin ata:

  1. Henry Ford – 200 miliardë dollarë

Kur Henry Ford vdiq në vitin 1947, ai kishte ndërtuar një perandori, që kishte një vlerë prej 200 miliardë dollarësh me kursin e sotëm. Ai është themeluesi i “Ford Motor Company”, që prodhonte makinave me çmime të përballueshme nga shumica e amerikanëve. Modeli i tij revolucionar i biznesit, ishte një histori e vërtetë suksesi.

  1. Muammar Gaddafi – 200 miliardë dollarë

Diktatori libian, e krijoi atë pasuri gjigante, përmes vjedhjes së të ardhurave nga nafta e vendit. Gaddafi u vra nga forcat kryengritëse në tetorin e vitit 2011. Një pjesë e llogarive të tij bankare janë ende të ngrira. Por autoritetet besojnë se një sasi e konsiderueshme e pasurisë së tij, është e fshehur në shumë vende afrikane.

  1. Cornelius Vanderbilt – 215 miliardë dollarë

Kur vdiq në vitin 1877, ai ishte njeriu më i pasur në Shtetet e Bashkuara. Vanderbilt e vuri pasurinë e tij falë ndërtimit të hekurudhave dhe transportit. Në 1817, së bashku me një tjetër, Vanderbilt nisi të transportojë njerëz nga Nju Jorku drejt Nju Xhersit, dhe ky biznes shumë shpejt u shndërrua në një perandori.

  1. Osman Ali Khan – 230 miliardë dollarë

Në vitin 1937, revista “Time” shpalli Osman Ali Khanin si njeriun më të pasur në botë. Gjatë viteve 1911-1948, ai ishte sundimtar i pricipatave të Hiderabad dhe Berar, në Indinë e sotme. Ai kishte 400 milionë dollarë vetëm në bizhuteri.

  1. Cari i Rusisë Nikolai Romanov – 300 miliardë dollarë

Nikolai Alexandrovich, ishte emri më i rëndësishëm i dinastisë ruse Romanov. Sundimtari i fundit i Rusisë perandorake, sundoi vendin gjatë viteve 1894-1917. Mbretërimi i tij përfundoi me revolucionin bolshevik, kur u ekzekutua bashkë me familjen në vitin 1917.

  1. Andrew Carnegie – 310 miliardë dollarë

Ishte një miliarder i vetë-bërë. Prindërit e tij ikën nga Skocia në SHBA për një jetë më të mirë. Kur Carnegie ishte adoleshent, punonte në një fabrikë pambuku dhe fitonte 1.20 dollarë në javë. Më pas, u punësua si një lajmëtar në një kompani telegrafike, ku mësoi se si të përdorte pajisjet. Në atë kohë, ai mësoi shumë edhe mbi industrinë hekurudhore, dhe më vonë ngriti kompaninë e tij të përpunimit të çelikut. Përkundër gjithë pasurisë së tij, Carnegie bëri një jetë modeste, dhe e dhuroi për bamirësi një pjesë të pasurisë së tij.

  1. Perandori indian Akbar I – Zotëronte 25% të ekonomisë globale

Ai lindi shekullin XVI-të, dhe njihej si “më i madhi i perandorisë Mughal në Indi”. Gjatë mbretërimit të tij, perandoria Mughal përfaqësonte 25 për qind të ekonomisë globale. Ai investoi shumë mbi ushtrinë e tij, duke synuar zgjerimin e perandorisë. Megjithëse ishte musliman, ai respektonte fetë e ndryshme që ekzistonin në territorin e perandorisë së tij.

  1. Augustus Caesar – Zotëronte 30% të ekonomisë botërore

Kur Augustus Caesar sundoi perandorinë romake, kjo e fundit zotëronte mbi 30 për qind të ekonomisë botërore. Augusti kishte një pasuri të madhe personale, por pasuria e tij është e pamundur të llogaritet me saktësi. Disa ekspertë, pohojnë se ai sot do të kishte trilionë dollarë.

  1. Genghis Khan- E pamundur për t’u llogaritur

Genghis Khan, ishte udhëheqësi i Perandorisë Mongole gjatë shekullit XIII. Kur ishte 20 vjeç, ai ndërtoi një ushtri, duke synuar të shkatërronte fiset rivale në Azi. Genghis ishte i njohur për brutalitetin por edhe për taktikat e tij ushtarake. Kur vdiq në vitin 1227 në rrethana të paqarta, perandoria mongole ishte më e madhja që ka parë bota ndonjëherë.

  1. Mansa Musa – Mbi 400 miliardë dollarë

Sipas shumë historianëve, Mansa Musa, ka qenë njeriu më i pasur që ka ekzistuar ndonjëherë. Ai ishte sundimtari i Afrikës Perëndimore gjatë shekullit XIV. Pasuria e tij është e pamundur të llogaritet me saktësi. Edhe pse disa njerëz thonë se ajo ishte rreth 400 miliardë dollarë. Në atë kohë, mbretëria e tij, ishte prodhuesja më e madhe e arit në botë./ TIRANA TODAY

Tags: Car NikollaGaddafinjerëzitRusisëtë pasur

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Shpërthen këngëtari për Teatrin: Bordello ku bënin s*ks 10 njerëz në një dhomë

Shpërthen këngëtari për Teatrin: Bordello ku bënin s*ks 10 njerëz në një dhomë

Basha në Pogradec: Dërgimi i policisë në dyert e biznesit është kriminal

Basha në Pogradec: Dërgimi i policisë në dyert e biznesit është kriminal

“Shumë shpejt do arrestohet ‘Xhuxhi’!”/ Artan Hoxha “dush të ftohtë” prokurorëve të dosjes 339

“Shumë shpejt do arrestohet ‘Xhuxhi'!”/ Artan Hoxha “dush të ftohtë” prokurorëve të dosjes 339







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com