Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar mëngjesin e sotëm një album me foto nga momentet pikante të protestës së djeshme brenda dhe jashtë Parlamentit. Në “Facebook”, Basha shkruan:
“Brenda dhe jashtë Parlamentit shqiptarët protestuan si në ç’do vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka! #Liri #Demokraci #Drejtësi”.