Ti rikthehesh normalitetit pas shërimit nga koronavirusi, nuk është aspak e lehtë. Kjo është pohuar nga personazhe të shumtë, të cilët edhe pas trajtimit, u është dashur kohë për rikthimin e shëndetit të plotë. Nora Malaj e ka kaluar me vështirësi COVID-19, ndërsa rrëfeu eksperiencën e saj në “ABC e Pasdites”. Moderatori i programit e pyeti Nora Malaj për ritakimin me mbesën pas situatës së sikletshme që kaloi me Covid 19.
Ajo tha se ka përjetuar emocione të forta, ndërsa e krahasoi me ngjarjen e shembjes së murit të Berlinit, ku njerëzit u takuan të mallëngjyer.
“Kur u takuam me vajzën, ka qenë një moment shumë mallëngjyes. Vajzën e kishte marrë tmerrësisht shumë malli, ndërkohë që dëgjonte situatën, që po ndodh një gjë, por nuk i kishin shpjeguar pasi e kishin çuar tek gjyshërit e tjerë në Vlorë”.
Nora shtoi se kishin përjetuar disa humbje në familje, dhe kjo e kishte trembur mbesën për situatën e saj shëndetësore aq sa e kishte pyetur: Nëna duhet të iki në qiell?”.