E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

Në shoqërinë e dy miqve, ja me kë po pinte kafe avokati para atentatit mafioz

Tashmë janë hedhur dritë mbi emrat e dy personave, me të cilët po pinte kafen avokati që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, Ravik Gurra.

Sipas informacioneve, njëri prej tyre është juristi i Bashkisë Elbasan, Arben Hoxha si dhe Astrit Telhallari, miq të përbashkët mes tyre.

Ata janë marrë në pyetje si dëshmitarët kyç të vrasjes së avokatit Ravik Gurra, baba i dy vajzave që studiojnë në Londër.

Ende nuk ka asnjë pistë ku të jetë i orientuar hetimi paraprak.

Profili i avokatit

Ravik Gurra, 50-vjeç, ishte i njohur në sistemin e drejtësisë, pasi ka qenë mbrojtës ligjor i shumë personazheve, nga fisi Çapja ku ishte kryesor, te dosja e Emiljano Shullazit, si avokat i dytë, por edhe shumë çështje të tjera në Elbasan dhe në Tiranë.

Gurra ka mbrojtur edhe dy vëllezërit Hysa, Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”, të akuzuar për abuzime në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar. Ata u arrestuan së bashku me dy ish-drejtorë të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Avokati njihet edhe si mbrojtës i gjyqtarit Petrit Ceno, një nga 3 gjyqtarët që u përfshinë në skandalin e biletave për “El Classico”.

Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i “Hakmarrjes për Drejtësi”. Ai kishte mbaruar fakultetin e drejtësisë në Tiranë, ndërsa më pas në 1998 emigroi në Angli ku ndoqi disa kurse dhe specializime për avokaturën. Gjatë qëndrimit në Angli, ai ka punuar edhe në sistemin e emigracionit si përkthyes, pasi e zotëronte mjaft mirë gjuhën.

Viktima ishte i divorcuar

Ravik Gurra ishte baba i dy vajzave, i divorcuar nga familja që jeton në Londër, ai jetonte mes Anglisë dhe Elbasanit, ku kishte nënën dhe ushtronte profesionin.

Lexo edhe :   Arrestohen 10 trafikantë, u bllokohet lënda narkotike

Gurra kishte një karrierë gati 10-vjeçare si avokat.

Lexo edhe :   Arrestohen 10 trafikantë, u bllokohet lënda narkotike

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...