E mërkurë, 22 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Opozita mbetet pa strategji/Nisin përplasjet në bazë mes PD e LSI, Basha lë në baltë Berishën e Kryemadhin

Opozita shqiptare duket se ka mbetur në udhëkryq. Pas protestës së 26 shkurtit, Lulzim Basha doli me një qëndrim surprizë, duke deklaruar se do djegë mandatet. Deklarata e tij ishte rrufe në qiell të hapur dhe brenda javës gjithçka u zyrtarizua. Fillimisht u dhanë sinjale se Basha po ecte me plan të mirëmenduar për të detyruar qeverinë të shkohet te qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme. Po ashtu u deklarua se kjo do të arrihej përmes mosbindjes civile dhe bllokimit të institucioneve.

Në ditët e para pati tym e flakë, por ditët e fundit gjithçka është zbehur. Dy protesta e fundit janë kthyer në tur shëtitjeje nëpër kryeqytet, ndërsa numri i qytetarëve është zbehur. Po ashtu Basha këtë javë nuk u mor fare me protestën sepse ndodhej në Bruksel, ndërsa ka lënë pas dore dhe organizimin. Gazeta kontaktoi dje me deputetë dhe krerë degësh, të cilët thanë se nuk kanë marr asnjë udhëzim apo porosi se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Por gazeta ka mësuar se PD e LSI kanë mbetur pa strategji. Plani i tyre ishte të ndiznin tym e flakë vendin dhe të detyronin Ramën të tërhiqej.

Por ky plan i ka futur në luftë me ndërkombëtarët dhe për këtë arsye Basha është tërhequr. Edhe pse Berisha e Kryemadhi i kanë bërë presion dhe kërkojnë që Rama të rrëzohet me dhunë, Basha ka ndryshuar kurs që pas 16 marsit, duke i lënë ata në baltë. Burime të sigurta nga PD thanë se momentalisht nuk ka asnjë strategji se si do vijohet. Basha është në dilemë nëse do mbajnë një tjetër protestë të madhe, pasi frika është se mund të rrudhet numri i qytetarëve. Po ashtu, alternativa e vetme është që të protestohet te Parlamenti, por dhe kjo po del boje. Pra duket se djegia e mandateve ishte një vetëvrasje dhe tani PD-LSI kanë mbetur pa një plan koret. Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e pyetur në një studio televizive se si do veprojë opozita, u shpreh se nuk mund ta thotë planin. Por kjo tregon më tepër se opozita nuk ka një plan konkret se çfarë do bëjë.

Lexo edhe :   Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Përplasjet në bazë

Gazeta ka mësuar se ditët e fundit kanë nisur dhe përplasjet në bazë për organizimin e protestave. Gjatë takimeve që disa degë të PD kanë zhvilluar në Tiranë, ka pasur shumë anëtarë që kanë dalë kundër LSI. Gjatë një takimi, ku ka pasur të pranishëm dhe ish-deputetë të dërguar nga Basha, militantët janë shprehur se është absurde që të protestohet krah LSI.

Lexo edhe :   “Për një PD më të bashkuar”, “Foltorja” e Berishës zhvendoset në Fier

“LSI është partia që e solli në pushtet Ramën. Është e turpshme dhe e pakuptimtë që ne tani të protestojmë krah kësaj partie, e cila ishte në pushtet krah PS”, kanë thënë ata. Po ashtu gazeta ka mësuar se PD e LSI në bazë nuk koordinohen me njëra-tjetrën. Degët e PD ecin me strategji komplet tjetër, ndërsa LSI ka axhendën e saj.

Madje sipas burimeve, degët e PD kanë ngritur dhe shqetësimin për të rinjtë e LRI. Sipas tyre, janë ata që provokojnë dhunë, duke nxitur turmën të përplaset me policinë. Nga ana tjetër, edhe LSI është shumë e pakënaqur me PD. Kryemadhi ka bërë gjithmonë thirrje për mosbindje civile dhe dhunë, por demokratët nuk i përgjigjen.

Frika e Kryemadhit është se djegia e mandateve mund të ketë qenë një “puç” i Bashës për ta nxjerrë jashtë loje. Deri më tani po hyjnë në Parlament vetëm deputetë të LSI, ndërsa nga PD shumë pak. Po ashtu ka zëra se Basha ka pasur dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve për të nxjerrë jashtë loje LSI. Mbetet të shihet se çfarë do bëjnë më tej liderët e opozitës, por marrëdhëniet mes tyre duket e nuk janë shumë të qeta. /Gazeta Sot

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...