E diel, 19 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Ekzekutimi i avokatit të Shullazit/Policia kryen shoqërimet e para, zona e pajisur me kamera sigurie

Pas ekzekutimit mafioz të avokatit Ravik Gurra, policia ka kryer edhe shoqërimet e para mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve, dy persona të cilët shoqëronin avokatin Gurra dhe që janë edhe dëshmitarë të vrasjes së tij, janë marrë në pyetje gjatë natës nga policia.

Në shoqërinë e dy miqve, ja me kë po pinte kafe avokati para atentatit mafioz

Mësohet se të shoqëruarit ishin juristi i Bashkisë Elbasan, Arben Hoxha dhe Astrit Telhollari, mik i përbashkët i tyre. Personat e pyetur janë shprehur se gjithçka ndodhi papritur.

Dyshohet se autori është afruar në këmbë pranë Gurrës, për ta ekzekutuar. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ku e priste dhe një makinë tjetër, që më pas u dogj në dalje të Elbasanit.

Policia po heton pistën e hetimit “vrasje për shkak të detyrës” për Gurrën. Ai u ekzekutua nga një pistoletë me seliniciator. Zona ku ka ndodhur atentati ka qenë e pajisur me kamera sigurie, dhe e ndriçuar. Gurra u ekzekutua në një lokal në qendër të Elbasanit.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qeveria “Rama 3”, si prova e triumfit të votës mbi antisistemin

Nga: Alfred Peza Disa opozitarë mendjeerrët, turfullonin këto ditë duke pyetur se përse Edi Rama duhej të shkonte bashkë me ministrat e rinj për tu...

“Franca tërheq ambasadorin nga SHBA”, Artan Hoxha: Çfarë fati ka ky Luli

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar lidhur me zhvillimet e fundit në PD. Ai shkruan me ironi se Basha e përjashtoi Berishën nga grupi...

Në përpjekje për të gjetur përse-në e asaj që jemi

Nga: Mentor Kikia Pyetja se përse ne nuk kemi përparuar si shoqëri, besoj se ka munduar shumëkënd që e vret mendej përtej gjerave të ngushta...

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të 16...

“Pse jam gjallë?”, vajzat afgane përjashtohen nga shkollat e mesme

Talebanët kanë përjashtuar vajzat nga shkollat ​​e mesme afgane, pasi urdhëruan vetëm djem dhe mësues meshkuj të ktheheshin në klasë. Një deklaratë nga grupi islamik...