Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përshëndetur vendimin e ministrave të BE-së për t’i hapur negociatat Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kryemadhi shprehet se “Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Postimi i plotë i Kryemadhit: “Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira”.