Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, ministri i shtetit për Çështjet e Europiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth, ka bërë komentet e tij pozitive.
Në një status në Twitter, ai është shprehur se ka një ecuri pozitive në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria, por se shumë mbetet për t’u bërë.
“Një takim vërtet i mirë me kryeministrin Edi Rama. Përpjekjet për ecurinë e reformave të qeverisë po ecin mirë. Megjithatë nevojitet shumë për t’u bërë. Le të vazhdojmë. Mund të mbështeteni tek ne,” shkruan Roth.Pak para vizitës së tij në Tiranë, ministri i Merkel tha se “Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv.”
Në një intervistë për DW, ministri i Merkelit tha se “komisioni i BE-së dërgoi sinjale shumë pozitive për Shqipërinë, rekomandime pozitive për të filluar negociatat në të ardhmen e afërt, por varet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të marrin një vendim në qershor”.