Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Në treg ka tunele nëntokë”, dëshmia për sulmin ndaj policisë në Elbasan

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Suel Çela dhe miqve të tij, Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri, u dëgjuan rrëfimet e zyrtarëve të lartë të policisë së Elbasanit, lidhur me incidentin e ndodhur në hyrje të tregut Agro-ushqimor mbrëmjen e 18 shtatorit të 2017.

Ervin Ballaci, shefi i sektorit kundër krimeve të Rënda në policisë lokale shpjegoi në gjykatën për Krime të Rënda, se ishin përfshirë në një aksion kundër makinave të vjedhura dhe të trafikuara.

“Por njëkohësisht, – theksoi ai – mëngjesin e asaj dite kishin marrë një denoncim nga një person, i cili pretendonte se ishte kërcënuar me vdekje brenda tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan e për këtë ishin vënë në ndjekje të dy automjeteve tip ‘Range Rover’ dhe ‘Audi’”.

“Sapo e konstatuam mjetin Range Rover, – tha zyrtari i policisë, – e ndoqëm dhe i bëmë shenjë të ndalonte përpara tregut, për shkak se zona ishte e ndriçuar”.

“Drejtuesi i mjetit ishte pajisur me një radiomarrës, të cilën tentoi t’ia jepte rojës së biznesit, – tha Ballaci,- e në këtë moment, nëndrejtori Gjergj Oshafi urdhëroi ta shoqëronim në komisariat”.

“Kërkuam ndihmën e patrullës dhe po largoheshim, – tha shefi i sektorit kundër krimeve të rënda,- kur një punonjës policie lajmëroi në radio se po vinte një makinë tip ‘Audi’ dhe zëri i tij ishte i shqetësuar. Ai na lajmëroi të kishim kujdes për jetën. ‘Audi’ goditi makinën ku unë ndodhesha bashkë me nëndrejtorin Gjergj Oshafi dhe një oficer tjetër. Mjeti u largua me shpejtësi brenda ambienteve të tregut dhe në pak sekonda porta u mbyll, besoj përmes një pulti në distancë”,– dëshmoi Ballaci.

“Ne u gjendëm të papërgatitur për të ndërhyrë, pasi u tronditëm nga ngjarja, – theksoi Ballaci – por edhe sepse prisnin urdhra nga lart”.

“Dyshimet tona ishin se personat në fjalë kishin të shkuar kriminale, në fushën e trafikut të drogës dhe vrasjeve, por nuk mund të jap më shumë detaje, pasi janë informacione policore”, rrëfeu më tej ai.

Ervin Ballaci i tha trupës gjykuese se kishin kërkuar ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, porse ata kishin refuzuan të ndërhynin, ndaj në të tilla kushte u detyruan të prisnin ardhjen e forcave RENEA nga Tirana.

“Në bëmë rrethimin e zonës dhe kur mbërritën forcat speciale erdhi edhe pronari i tregut Petrit Çela dhe hapi derën”, tregoi ai.

“Në brendësi të biznesit – tha oficeri i Krimeve – kam konstatuar se kishte tunele të nëndheshme me dyer të fortifikuara, prej nga dyshoj se janë larguar personat që goditën mjetin e nëndrejtorit”.

Më herët para gjykatës dëshmoi Ylli Bici, aktualisht shef i sektorit antidrogë në Elbasan. Ai tha se mbërriti në derën e tregut pas njoftimit në radio që bëri nëndrejtori, i cili u kërkoi shoqërimin në komisariat të një personi, por në këto momente një automjet ‘Audi’ goditi makinën e Gjergj Oshafit.

Bici sqaroi se mjetin luksoz ‘Audi’ e drejtonte një person jo më shumë se 35 vjeç, i shëndoshë dhe që mbante kapele në kokë, të cilin tha se nuk e identifikonte dot. Sikurse kolegu i tij, Ballaci, edhe Bici tha se policia ishte e pa përgatitur për të reaguar, pasi jo vetëm u tronditën nga ngjarja, por nga Brenda tregut dëgjuan të shtëna armësh.

Biznesmeni Suel Çela i cili ndodhet në arrati dhe dy të pandehurit e tjerë, po gjykohen për akuzat e vrasjes ndaj punonjësit të policisë, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje. /BalkanWeb

Tags: deshmiaElbasannëntokë”policisësulminTregtunele

TË LIDHURA

Aktualitet

Kryemadhi në GJKKO: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

17:31 | 05/06/2026
Aktualitet

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije

17:26 | 05/06/2026
Politikë

Cakrani: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm dhe i pajustifikuar

17:22 | 05/06/2026
Next Post

Dy anët e medaljes së problemit të largimit të të rinjve

“Familjet e shqiptarëve të ISIS në Siri, rruga e gjatë për në shtëpi”

Opozita organizon protestën e 4 kombëtare, zbulohet data







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Kryemadhi në GJKKO: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

by mirseda
17:31 | 05/06/2026
0

Gjatë gjyqit në GJKKO, Monika Kryemadhi ka deklaruar se dosja në ngarkim të saj dhe ish-bashkëshortit Ilir...

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije

17:26 | 05/06/2026

Cakrani: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm dhe i pajustifikuar

17:22 | 05/06/2026

Tiranë/ Autobusi i transportit publik përfshihet në aksident, disa të plagosur

16:51 | 05/06/2026

Gjyqi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, GJKKO vendos datën për seancën e radhës

16:50 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com