Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Në prehërin e Ramës ka vend për dy B-të e PD-së

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët

Nga: Lorenc Vangjeli

Basha: “Rama e Berisha, dy vëllezër siamezë!”.

Berisha: “Binomi i pandashëm Rama –  Basha!”.

Edhe kryetari, edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, të shtunën në mbrëmje arritën kulmin në përpjekjet e tyre për të strehuar tjetrin në prehërin e Ramës.

Vetë Rama, një ditë më pas, tentoi të distancojë nga të dy prehërin e tij, duke i konsideruar kaq të padobishëm tashmë për veten, sa nuk ju drejtua as njërit dhe as tjetrit, por demokratëve. Pra, njerëzve që kanë votuar kundër tij dhe që sot e shohin atë të vizatuar nga vetë drejtuesit e tyre, si padron të shefave të PD-së.

E shtuna nuk ishte pika që derdhi gotën e mbushur me urrejtje. Dhuna e të shtunës thërrmoi gotën e demokratëve dhe ju shpjegoi qartësisht, mes mjegullës së fikëseve të zjarrit të Bashës, vareve të Berishës dhe gazit lotësjellës të policisë, se partia e tyre është peng i dy individëve.

Nuk mjafton as një mbidozë idealizmi apo naiviteti, nuk mjafton as një egoizëm ekstrem interesash, për të mos dalluar këtë të vërtetë të thjeshtë që nuk e mbulon dot as lakuriqësia e dy mbretërve egoistë të PD-së.

Njëri Piter Pan i parritur i politikës, të shtunën në mbrëmje dëshmoi se nuk kishte kuptuar asgjë nga gjithë kalvari ku po tërheq partinë dhe më shumë akoma, interesat e gjithë vendit, për hir të vulës që mban në xhep. Lulzim Basha u shfaq krenar që kishte mbrojtur muret e selisë dhe mbase ju duk vetja strateg që kalaja e tij i la shkallëve sulmuesit.

Tjetri, Oso Kukë i epilogëve të përsëritur me hedhje në erë dhe rifillim sërish nga e para, kujtoi edhe njëherë shprehjen e famshme të një kohe në të cilën vazhdon të jetojë paprerë: Nuk ka kala që nuk e marrin komunistët!

Profesionistë në mbrojtje dhe në sulm, shkopistët dhe zjarrfikësit e Bashës dhe po aq profesionistë në sulm, xhenierët e gurëhedhësit e Berishës, u dëshmuan llahtarisht amatorë në politikë. Ata refuzuan të pranojnë atë që e shmangën që në krye të herës kur nisën të ndeshen me njëri-tjetrin duke thënë tjetër gjë nga ajo që mendonin dhe duke bërë tjetër gjë nga ajo që duhej bërë: shkëmbyen shikimin sy më sy me gazin lotësjellës!

Ka vetëm një zgjidhje, e cila sa më vonë të jepet, aq më keq do të jetë për të gjithë. Dhe kjo zgjidhje kalon absolutisht mes votës. Sa kohë që zgjedhjet e parakohshme janë një ushtrim demokracie edhe për vetë qeverisjen e vendit, rikonfirmimi i legjitimitetit moral dhe politik i institucionit të kryetarit të një partie, është nevojë ulëritëse për PD-në.

Edhe versioni më i keq i mundshëm, konkurrimi mes Bashës dhe Berishës, do të ishte shumë herë më i mirë se përpjekjet kriminale për të ruajtur status quo-në e tanishme: paqe deri sa të rifillojë lufta që nuk mbaron! PD ka nevojë të dalë nga tuneli, fillimisht me aktin që pritet nga Basha, dorëheqje dhe krijimin e një grupi të përbashkët pune që të përgatisë zgjedhjet për kryetarin e partisë. Nëse ecet në këtë fill të tendosur të logjikës ka ende shpresë që të shmanget autostrada e gjërë e vetëshkatërrimit të partisë, ku me një lehtësi të papërballueshme po ecin të gjithë. Ky është leksioni i vetëm që mund të jepte ajo shfaqje groteske e të shtunës, që i rrëfeu syve të publikut një parti që e kishte nisur me “Rama Ik!” dhe po vazhdon drejt humnerës me duetin “Basha/Berisha Ik!”.

Të shtunën, të dy palët deklaruan fitoren duke pretenduar secila viktimizimin e vetes dhe afërsinë e tjetrit me Edi Ramën. Në fakt të shtunën humbën të gjithë. Humbi Partia Demokratike, i humbur është jo vetëm populli opozitar që sheh si tkurret një pronë jashtëzakonisht e rëndësishme publike si PD-ja, por edhe gjithë shoqëria shqiptare që sheh disekuilibrimin e skenës politike. I humbur është dhe vetë Edi Rama që të gjithë e shpallin fitues të padiskutueshëm nga absurdi në PD. Një opozitë e dobët dhe e shkërmoqur nuk e bën maxhorancën me të fortë, përkundrazi. Ajo krijon kushtet që ta bëjë atë më arrogante, më të ashpër, më të papërgjegjshme dhe më të pandëshkueshme, por në thelb, e bën autore të një qeverisjeje më të keqe.

Dhëntë Zoti që këtë të vërtetë ta ketë kuptuar edhe Edi Rama, për të cilin tani edhe kritikët e tij më të egër thonë se ka lindur jo me këmishë si fatlumët e rrallë të kësaj bote, por me një garderobë të tërë, të qepur nga dy rrobaqepësit e trazuar të PD-së. Një shenjë e dha. Edhe pse në prehërin e tij ka vend për të dy, i refuzoi dy B-të e PD-së; ata mund ta ndihmojnë për të ruajtur edhe më gjatë pushtetin e tij, por janë rrënues të nevojës dëshpëruese për të ndërtuar shtetin e të gjithëve.

Tags: bashaBerishalorenc vangjelirama

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Tre moderatoret e njohura, largohen në mes të sezonit televiziv

Tre moderatoret e njohura, largohen në mes të sezonit televiziv

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Kërkohet një opozitë!

Basha merr vendimin drastik, nxjerr nga partia Berishën

Basha merr vendimin drastik, nxjerr nga partia Berishën







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com