Zhvillime të papritura vijnë nga “Top Channel”. Emisioni “Goca dhe gra” do të vijë këtë javë me tre moderatore të reja.
Burime për “Revistën Who” konfirmojnë lajmin se pjesë e programit do të jenë Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani, duke zëvendësuar Tea Trifonin, Olesia Leçon dhe Krista Merkoçin.
Vetë personazhet e njohur nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, ndërsa pritet që dalja e tyre e parë bashkë me Fatmën të jetë ditën e mërkurë në orën 21:00. Ende nuk dihen arsyet e këtij ndryshimi.