E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Basha merr vendimin drastik, nxjerr nga partia Berishën

Ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha, është përjashtuar përgjithmonë nga kjo forcë politike. 28 anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit të kësaj force politike, që i dolën kundër kryedemokratit Basha dhe strukturave të tjera të partisë, po ashtu janë lënë jashtë strukturave të partisë blu.

Vendimet në fjalë janë marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë që u zhvillua ditën e djeshme në orën 18:00 brenda në selinë blu, nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Mbledhja filloi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe ka mbaruar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, të gjithë anëtarëve të Kryesisë u janë mbledhur celularët, që të mos dilnin informacione në media dhe diskutimet kanë vijuar normalisht.

Pas protestës së 8 janarit dhe aktet e dhunshme që ajo solli, në selinë e Partisë Demokratike dje nisi pastrimi i saj. Punonjësit e pastrimit kanë pastruar godinën cep më cep për të zhdukur çdo gjurmë që la protesta e 8 janarit.

Edhe pas këtyre trazirave, disa të rinj mbështetës të Berishës shkuan përsëri në selinë e Partisë Demokratike, por prapë janë hasur me dyert mbyllur të zyrave të FRPD. Ata kanë vijuar me akuzat ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, teksa një prej përfaqësuesve është shprehur se është tragjike kthimi i PD në këtë gjendje. Teksa e kanë quajtur Bashën peng të kryeministrit Edi Rama, të rinjtë shprehen se lideri e ka kthyer selinë në një bunker.

Lexo edhe :   Luli fiton kur humbet
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...