Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Në burg për një copë çimento, prokurori zvarrit çështjen: Nuk bëhet Shqipëria

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Në burg për një copë çimento, prokurori zvarrit çështjen: Nuk bëhet Shqipëria

Emisioni “Stop” trajtoi në pjesën e dytë këtë të mërkurë rastin e dhunimit të dy të moshuarve nga ana e policit Bukurosh Zagrati për një copë çimento të shtruar.

“Stop” ka mësuar se Bukurosh Zagrati në periudhën 1982-‘83 ka dhunuar një bashkëfshatar dhe është dënuar me 6 muaj burg, gjë që nuk e lejon atë, të jetë efektiv policie. Fillimisht Zagrati e mohoi këtë fakt, por më pas u detyrua ta pranojë.

Polici Bukurosh Zagrati: Më vjen shumë keq, në ’83… je informuar keq. Jam zbatues ligji dhe kam vjetërsi pune mbi 25 vjet dhe çdo gjë është modifikuar. Unë t’u përgjigja sipas procedurave.
Gazetari: E vërtetë është, që je arrestuar në 1982-‘83 për dhunë?

Polici Bukurosh Zagrati: Unë?

Gazetari: Ke qenë në burg, ke bërë 6 muaj burg?

Polici Bukurosh Zagrati: Unë për dhunë? Burg kam bërë unë?

Gazetari: Burg ke bërë në 1982-shin?

Polici Bukurosh Zagrati: O zotëri! Mos u merr ti me atë punë, a kam bë, a s’kam bë!

Gazetari: Po si s’do merrem unë, se një punonjës policie, s’duhet të jetë me precedentë!

Polici Bukurosh Zagrati: O zotëri!

Gazetari: Ke bërë apo jo?

Polici Bukurosh Zagrati: Mos u merr me atë punë, se unë s’kam bë, se kam qenë i mitur edhe është sqaruar ai problemi. Gjithçka ka procedura të tjera, biles janë ndjekur procedura të tjera.

Një vit e gjysmë nga konflikti me të moshuarit Muça dhe në kushtet e mosvendosjes së drejtësisë, djali i të moshuarve konfliktohet me Bukuroshin dhe ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa djali përfundoi në burg.

“Bukuroshi, edhe vëllai kur linte makinën mundohej gjithmonë që të vendoste gjobë. Gjithmonë mundonte që ta acaronte. Vëllai vajti të blinte paketë. A e ndoqi, a vajti në rrugë, nuk e di çfarë ndodhi, nxorri dorezën, goditi vëllain, nxorri dhe thikën që ta vriste. Vëllai u vetëmbrojt, mori thikën dhe e goditi. Kjo ndodhi sepse asnjë nuk mori asnjë masë për këtë punonjës policie”, tha Bana Muça.

Prindërit përloten në momentin kur flitet ky fakt pasi fajësojnë veten për ngjarjen.

“Ju vu djalit pse bëmë këtë çimento. Donin ta shtinin në burg mezor. Le të livadhisë djali jot me makinë se unë do ta fus në burg tha. Dhe me gjithë mend e futi në burg”, tregon e ëma.

I pyetur për këtë pasojë të moszbardhjes së dosjes, prokurori Rifat Kojku, thotë se kjo është Shqipëria, që nuk ka për t’u bërë kurrë, ndaj të mos lodhemi kot.

Gazetari: Për dhunë ndaj dy qytetarëve të Peshkopisë, janë të moshuar, thjesht donim të pyesnim, që pse ka..?

Prokurori Rifat Kojku: Një kërkesë me shkrim, u sqarojmë detajet!

Gazetari: Okej, e marr vesh! Siç më kërkon rregullin mua, unë do ta kërkoj, sepse e ke afatin 3 muaj. Ke vendim shtyrje për këtë?

Prokurori Rifat Kojku: Një kërkesë, një kërkesë!

Gazetari: Po s’mund të shmangesh kështu, të lutem ë…! A do ta bëjmë këtë dreq vend?

Prokurori Rifat Kojku: Nuk bëhet, jo!

Gazetari: S’bëhet vendi?

Prokurori Rifat Kojku: Jo!

Gazetari: Pse? Se s’e bëni ju? Zotëri! Ka dy vite kjo dhe mund të ishte vrarë ai tjetri.

Prokurori Rifat Kojku: Bëj një kërkesë më shkrim dhe të sqaroj!

Gazetari: Jo, jo, do më sqarosh tani të lutem, sepse ai tjetri mund të ishte vrarë! Bukuroshi mund të ishte vrarë, sepse e keni lënë ju pa e hetuar në rregull këtë çështje, sinqerisht.

Prokurori Rifat Kojku: Tani…

Gazetari: Me gjithë respektin për punën, që bën…

Prokurori Rifat Kojku: Bëj një kërkesë dhe të sqaroj unë!

Gazetari: Po ça do më sqarosh me kërkesë?!

Prokurori Rifat Kojku: Me shkrim!

Gazetari: Ti s’ke dal në vendim, çfarë do më sqarosh, si do ta justifikosh dy vite, që e ke mbajt kot këtë?

Prokurori Rifat Kojku: E shikon te kërkesa, që do të sjell unë.

Gazetari: Do ta shikojmë atje?

Prokurori Rifat Kojku: Po!

Gazetari: Mirë! Hajde po bëj një kërkesë dhe po marr një..

Prokurori Rifat Kojku: Shko depozitoje kërkesën atje dhe hajde!

Gazetari: Edhe do më japësh gjithë kopjet e vendimeve të shtyrjes?

Prokurori Rifat Kojku: Urdhëro?!

Gazetari: Gjithë vendimet e shtyrjes për këtë çështje!

Prokurori Rifat Kojku: Po t’i jap unë!

Gazetari: Po s’i pate pastaj?

Prokurori Rifat Kojku: Po!

Polici Bukurosh Zagrati: Të vërtetën, se unë jam i betuar, që tregoj vetëm të vërtetën!

Gazetari: Po!

Polici Bukurosh Zagrati: Se jam një njeri, që e njoh ligjin, nuk kam pse të ruaj sekret unë.

Gazetari: Po pra, po mua si gazetar, më jep të drejtë një prokuror, që e mban dy vite këtë çështje dhe e zvarrit. Si mendon ti? Po të mbron ty, apo po të lehtëson ty?

Polici Bukurosh Zagrati: Ore zotëri! Më vjen shumë keq!

Gazetari: Po të mbron!

Polici Bukurosh Zagrati: Jo po të mbron, por po të kishte vazhduar të tjera prokuroria, nuk do dilte në këtë shkallë plagosja, se unë s’kam përdor dhunë.

Gazetari: Je i sigurt ti, që po ta kishte mbyll prokuroria, nuk do ndodhte plagosja jote?

Polici Bukurosh Zagrati: Shumë i sigurt, pra!/tvklan.al

 

Tags: burgi moshuariPeshkopiprokurori

TË LIDHURA

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para
Aktualitet

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”
Aktualitet

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”
Aktualitet

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025
Next Post
Koronavirusi/ A do të hiqen të gjitha masat kufizuese? Ja si përgjigjet Brataj

Koronavirusi/ A do të hiqen të gjitha masat kufizuese? Ja si përgjigjet Brataj

“Këto masa janë të panevojshme”/ Sulçebe përplaset me Bratajn

“Këto masa janë të panevojshme”/ Sulçebe përplaset me Bratajn

Rusi, nis vaksinimi i kafshëve kundër Covid-19

Rusi, nis vaksinimi i kafshëve kundër Covid-19

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025




TË FUNDIT

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi
Bota

Turizmi në Itali në rrezik: SHBA njofton për kërcënim terrorizmi

by mirseda
22:40 | 27/05/2025
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për...

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

Trump pezullon vizat studentore dhe të shkëmbimit, vjen kontrolli përmes rrjeteve sociale

22:38 | 27/05/2025
Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

Marrin zjarr kullotat në Memaliaj/ Ja dyshimet e para

22:02 | 27/05/2025
A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

A i njeh PD zgjedhjet? Gazetari: Pa Berishën, PD është e “vdekur”, me të në “koma”

21:53 | 27/05/2025
“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

“Ish-besniku i Enver Hoxhës: Ky njeri ia kaloi edhe diktatorit, e quajta armik!”

21:47 | 27/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com