E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

“Këto masa janë të panevojshme”/ Sulçebe përplaset me Bratajn

Mjekët e njohur, Genc Sulçebe dhe Skënder Brataj, janë përplasur në studion e emisionit ”Open”, lidhur me masat kundër koronavirusit.

Sipas Sulçebe. pandemia e koronavirusit në vendin tonë, po shkon drejt fundit. Ai u bazua te studimi i Akademisë së Shkencave, që është bërë në kryeqytet dhe argumenton sa përqind e popullsisë mund të jenë imunizuar.

Genc Sulçebe:Jemi drejt imunitetit kolektiv. Duket se popullata më e prekshme, popullata mbi 55 vjeç janë vaksinuar. Po ashtu nga mosha nën 55 vjeç, një pjesë e konsiderueshme janë të mbrojtur natyralisht, pasi kanë kaluar Covid 19, ndërsa te një pjesë tjetër fatmirësisht po vazhdon vaksinimi. “Në daljen nga ‘lockdown-i’ i pari, në fund të majit, kishim arritur 7,4%, të imunizimit, pasi kaluan Covid. 6 muaj më vonë, kjo shifër në të njëjtin popullatë ishte 49%. Në këto shifra, nëse fillojmë nga një pikënisje 49% në fund të dhjetorit, po të llogarisësh një rritje prej 5% çdo muaj, atëherë mund të hamendësojmë se rreth 70% e popullsisë ka arritur imunizimin. Duke u nisur dhe nga disa indicie shifrore dhe teoria e komunitetit kolektiv, themi se po arrijmë drejt imunitetit të masës”.

Por Brataj, kundërshtoi rezultatet e studimit të Akademisë së Shkencave. Sipas tij, është një studim i cunguar dhe nuk paraqet realitetin.

Skënder Brataj:Nuk janë shifra aq domethënëse, se po të ishte 48% në atë moment (dhjetorin e kaluar), nuk do të kishim valën e shkurtit, marsit. Ishte një studim pjesor, në një popullsi të vogël. Nuk mund të na japin realitetin e asaj që ndodhi.
Edhe sot që flasim, vazhdojnë të vijnë pacientë në gjendje të rëndë, që shtrohen në spital”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...