Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ndryshimi i kufijve/Eksperti amerikan: Ju rrëfej formulën e SHBA-ve mbi Kosovën!

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha

Eksperti amerikan i gjeopolitikës së Ballkanit dhe çështjeve të Evropës Juglindore Janusz Bugajski thekson se politika amerikane dhe ajo e Brukselit nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj diskutimit të ngritur në Kosovë mbi shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Por, sipas Bugajskit në mendjen politike të SHBA-ve po përpunohet një formulë sipas së cilës, Uashingtoni po lë në gjendje të lirë të dyja palët si Kosovën ashtu edhe Serbinë që të gjejnë një zgjidhje pa ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.

Kjo formulë rezultoi me sukses në rastin e Greqisë, por për ekspertin e gjeopolitikës, Ballkani mbetet nën vëzhgimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Mbas disa deklaratave provokative të politikanëve serbë dhe kosovarë dhe heshtjes relative nga Uashingtoni dhe Brukseli, po shtohen supozimet se midis Beogradit dhe Prishtinës janë bërë plane për ndryshime territoriale. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pohoi se dialogu Beograd-Prishtinë do të përmbajë bisedime për “korrigjimin e kufijve”, një term që nënkupton ndryshime territori dhe jo vetëm marrëveshje demarkacioni, si ajo e sapo bërë midis Kosovës dhe Malit të Zi. Disa zyrtarë serbë kanë prezantuar vazhdimisht opsionin territorial, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, por këto nuk janë marrë në konsideratë seriozisht.

Me një lëvizje që ndezi thashethemet për ndryshime sekrete, Thaçi deklaroi se bisedimet me Beogradin duhet të marrin parasysh bashkimin e Kosovës me Luginën e Preshevës. Thaçi vërtet që donte të fuste në diskutim Preshevën, në mënyrë që të mos përballohej me dorëzimin e njëanshëm të veriut të Kosovës, ku serbët përbëjnë shumicën në katër komuna.

Shtetet e Bashkuara dhe BE e kanë kundërshtuar vazhdimisht ndryshimin e kufijve, duke e parë atë si lëvizje të rrezikshme në një rajon ende të paqëndrueshëm.

Por thashethemet sinjalizonjë se Uashingtoni dhe Brukseli mund të përpiqen të zgjidhin konfliktin Serbi- Kosovë nëpërmjet ndryshimeve territoriale, duke nisur një testim për të parë nëse Beogradi dhe Prishtina mund të bien dakord direkt dhe pa ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Në deklaratat e fundit për median ambasadori amerikan në Kosovë dhe zëdhënësi i Komisionit Evropian nuk e përjashtuan mundësinë e ndryshimeve territoriale, por thanë vetëm që Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë një zgjidhje. Në të njëjtën kohë ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, pretendoi se gjatë vizitës në Uashington ka diskutuar ndarjen e mundshme. Vetëm kancelarja gjermane Angela Merkel e ka kundërshtuar hapur ndryshimin e kufijve.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Bugajski tregon se si do të sillet Shtëpia e Bardhë me rastin e Kosovës dhe qëndrimi që do të mbajë pas muajit gusht.

Pse merremi me thashetheme dhe teori konspiracioni. Pse nuk deklarohet Uashtingtoni hapur?

Janusz Bugajski: Gushti është muaji më i mirë për thashetheme, por nganjëherë në Ballkan thashethemet marrin drejtim të paparashikuar dhe njerëzit veprojnë mbas thashethemeve. Duket se SHBA janë duke përdorur si taktikë, lënien e lirë të Beogradit dhe Prishtinës në bisedime, për të parë nëse mund të arrihet një zgjidhje bilaterale midis dy qeverive. Marrëveshja Maqedoni – Greqi mund të ketë dhënë një shtysë për një qasje të tillë.

Një nga thashethemet thotë se SHBA kanë ndryshuar partnerët në Ballkan. Si mendoni ju?

Janusz Bugajski: Uashingtoni nuk ka ndryshuar partnerët, por kërkon të shohë disa rezultate më të qarta dhe jo të ketë zvarritje të konflikteve rajonale për vite me radhë pa pasur një zgjidhje. Objektivi strategjik nuk ka ndryshuar, ai është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së dhe NATO-s, por disa nga taktikat dhe qasjet mund të përmirësohen.

*Janusz Bugajski është analist në Qendrën për analizat e politikave evropiane, CIPA, në Uashington dhe prezantues i emisionit “New Bugajski Hour”. Ai është autor i 20 librave për Evropën, Rusinë dhe Ballkanin.

Tags: amerikanEkspertiformulënKosovënkufijvendryshimirrëfejSHBA-ve

TË LIDHURA

Aktualitet

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

11:48 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin: Është shkelur armëpushimi

10:32 | 08/06/2026
Next Post

Dëmtim në ligament, ‘dobësohet’ Manchester City i Guardiolës

Shqipëria në krizë nga lindjet/31 vjeçarja nga Lushnja nuk ndalet. Bën të tetin

Modric? Presidenti i La Ligas shpërthen në akuza ndaj Interit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com