Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ndëshkimi i Albin Kurtit si ai i Sali Berishës më 1992

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ndëshkimi i Albin Kurtit si ai i Sali Berishës më 1992

Nga: Alfred Peza

Ka një ngjashmëri të habitshme, mes asaj çfarë ndodhi në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë dhe asaj çfarë ka ndodhur, në zgjedhjet lokale të 26 korrikut 1992 në Shqipëri. Protagonistët janë dy aleatët e sotëm në Prishtinë dhe Tiranë: Albin Kurti dhe Sali Berisha. Vetëm pas kësaj mund të kuptohet më mirë, se çfarë i ka bërë sot dy bashkë, liderët që dikur ishin “armiq” për vdekje.

Megjithëse këto dy ngjarje elektorale në dy anët e “kufirit”, i ndajnë plot 29 vite, gjithçka duket e njëjtë:

Sali Berisha atëherë ishte në apogjeun e pushtetit, pasi PD e drejtuar prej tij kishte fituar vetëm 5 muaj para lokaleve, zgjedhjet e parlamentare të 22 marsit 1992 me mbi 60% të votave.

Albin Kurti dukej sikur ishte në majën e fuqisë së tij politike, pasi 8 muaj më parë, kishte fituar zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 14 shkurtit 2021, me pothuajse 50% të votave.

Sali Berisha kishte ardhur në pushtet pasi mundi PPSH, partinë e vjetër të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, duke nxjerrë nga skena politike gardën e vjetër të komunizmit.

Albin Kurti erdhi në pushtet pasi mundi partitë kryesore në Kosovë, që drejtoheshin nga ish komandatët e UÇK, duke i nxjerrë nga skena dhe diktuar ardhjen e liderëve të rinj në krye të LDK dhe PDK.

Sali Berisha humbi në mënyrë shokuese në zgjedhjet lokale, duke u ngëshëlluar atëherë, vetëm me fitoren në disa nga qytetet kryesore të vendit.

Albin Kurti humbi në vendoret e së dielës, duke mos fituar asnjë komunë në raundin e parë dhe duke u ngushëlluar, me avantazhin e votave që ka për balotazhin në Prishtinë a gjetkë.

Sali Berisha brenda një kohe fare të shkurtër, nga zgjedhjet e përgjithëshme në ato lokale, humbi pothuajse gjysmën e votave të elektoratit duke marë vetëm 37.13% të tyre.

Albin Kurti gjithashtu brenda një kohe të shkurtër, nga “Shën Valentini” e deri në vjeshtën e dytë, humbi pothuajse gjysmën e 440 mijë votave që kishte marë sëbashku listën “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Vetëm një vit pas humbjes në zgjedhjet lokale të 1992, Sali Berisha arrestoi dhe burgosi politikisht liderin e opozitës së atëhershme Kryetarin e PS Fatos Nano, duke e izoluar në Bënçë të Tepelenës.

Vetëm pak javë përpara zgjedhjeve të shkurtit 2021 në Kosovë, liderët e partive që sot janë në opozitë përballë qeverisjes qëndrore të “Vetëvendosjes”, janë arrestuar dhe ndodhen në Hagë.

Kush është shkaku që i ka bërë këto dy gara elektorale, në Shqipëri e Kosovë, të ngjajnë në gjithçka si dy pika uji me njëra tjetrën? A është thjeshtë rastësia? A është një përkim i pashpjegueshëm në kohë, brenda hapësirës shqiptare në Ballkan? A është një kërkim i sforcuar për hir të këtij shkrimi? Apo të gjitha këto kanë një pikë të përbashkët, duke na dëshmuar se historia në kushte të ngjashme, edhe mund të përsëritet?

Ka një pikë që i bën bashkë këto dy tablo pothuajse identike, të vendosura në dy korniza pothuajse identike, që sot janë të varura në të njëjtën gozhdë. Ajo është sjellja e njëjtë në qeverisje nga Sali Berisha dhe Albin Kurti. Mënyra e njëjtë e drejtimit të partive të tyre politike. Mënyra “binjake” e ushtrimit të pushtetit në raport me qytetarët. Lloji i “klonuar” i lidershipit, në raport me kundërshtarët politikë. Mentaliteti i njëjtë në përdorimin e çështjes shqiptare jashtë kufijve respektivë, për ambicjet dhe interesat e tyre personale.

Këta dy liderë i bën bashkë si të ishin vëllezër siamezë, në disfatën e njëjtë që pësuan në zgjedhjet lokale pas triumfit në pushtetin qëndror, mënyra e ushtrimit të pushtetit. Të dy kanë në ADN-në e lidershipit të tyre revanshin politik ndaj kundërshtarëve, patriotizmin fals, delirin e udhëheqësve popullore të lindur për të qenë baballarët e kombit, arrogancën, demagogjinë, gënjeshtrat dhe fyerjen e inteligjencës së shqiptarëve për tu hequr ndryshe nga sa janë në të vërtetë.

Të dy janë liderë që humbjet e tyre i shesin si fitoret më të mëdha, shenjë e sigurtë nisur nga historia e kësaj kulture të njohur në Ballkan, se edhe fundin politik do ta kenë të njëjtë. Sali Berisha është sot aleati i Albin Kurtit, për një arsye të thjeshtë, sepse konsiderojnë si armikun e tyre të përbashkët Edi Ramën. Një tjetër shenjë e qartë, se edhe bilancin përballë tij në fund, do ta kenë të njëjtë!

Tags: Albin KurtiAlfred Pezasali berisha

TË LIDHURA

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Next Post
Zvicër, babai vret të bijën 12 vjeçe dhe veten

Zvicër, babai vret të bijën 12 vjeçe dhe veten

Paloma shpërthen ndaj Monikës: Të lutem na lër të lirë, na je ngjitur! (VIDEO)

Paloma shpërthen ndaj Monikës: Të lutem na lër të lirë, na je ngjitur! (VIDEO)

Publikohet drafti i progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë

Publikohet drafti i progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com