Teksa pritet të mbërrijë në Tiranë, Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Methju Palmer, analisti Preç Zogaj thotë në emisionin “Java” në RTSH, se vizita nuk sjellë nuanca, por nuk ka gjasa të sjellë ndryshime të qëndrimit amerikan.
Deklarata e plotë e Zogajt:
Sepse zoti Palmer është i pari zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit që zbarkon në Tiranë pas djegies së mandateve nga opozita dhe futjes së politikës në shtigje të panjohura për këtë shkak.
Në ndeshjen “muri kundër murit” që po konsumojnë aktualisht palët politike në Shqipëri, roli i SHBA çmohet si vendimtar për drejtimin që mund të marrë kriza politike, zgjidhja e saj.
Departamenti i Shtetit ka mbajtur qëndismë të prera deri sot në lidhje me zhvillimet e fundit në vendin tonë: Po protestave paqësore, Jo djegies së mandateve, zgjedhjet kanë qene legjitime, qeveria është legjitime.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka vijuar ti mëshojë në mënyrë frekuente përparësisë së politikës amerikane në vendin tone për kë periudhë, që është ngritja e institucioneve të drejtësisë së re.
Amerikanët janë paralajmëruar të rezervohen sa i takon kërkimit të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse edhe nga deklarata e përsëritur e kryetarit të PD-së Basha që ka thënë se nuk do të përsërisë gabimin e vitit 2017 kur pranoi zgjidhjen e ofruar nga paraardhësi i zotit Palmer.
Ja pse në këtë fazë të krizës sonë vizita e Palmer mund të sjellë nuanca, por nuk ka gjasa të sjellë ndryshime të qëndrimeve. Por vizita është e rëndësishme sepse na mban në vëmendjen dhe përkushtimin e partnerit strategjik.
Pritshmëria e publikut është e madhe. Përvoja ka treguar se amerikanët kanë qene gjithnjë më lartësinë e kësaj pritshmëria, madje edhe përtej saj kur e ka dashur interesi ynë kombëtar. Dhe kjo do të vazhdojë.