Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Ndërkombëtarët shpartallojnë Metën e Berishën, pas 30 qershorit dalin jashtë loje

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndërkombëtarët shpartallojnë Metën e Berishën, pas 30 qershorit dalin jashtë loje

Zgjedhjet e 30 qershorit rrezikojnë të sjellin fundin politik të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Edhe 4 ditë na ndajnë nga ky proces, i cili do mbetet gjatë në histori. PD dhe LSI po bëjnë gjithçka për të ndalur procesin, ndërsa palë me ta është bërë dhe presidenti. Po përse po bëhet kjo luftë kaq e madhe?

Pse Ilir Meta po bën luftë më të fortë se Basha? Përveç reformës në drejtësi, ka një sërë elementësh të tjerë që kanë detyruar Berishën dhe Metën që të shtyjnë vendin drejt përplasjes civile. Të dy e dinë se pas 30 qershorit, roli i tyre në politikë do zbehet. Por si do ndodhë kjo? Momentalisht PD dhe LSI i kanë djegur mandatet, dhe qëllimi i tyre ishte rrëzimi i Ramës dhe bllokimi i zgjedhjeve. Deri më tani asnjë nga këto nuk është arritur, dhe sigurisht që një gjë e tillë krijon kosto.

Por më e dëmtuar në këtë mes del LSI. Kjo e fundit ka militantë vetëm në 7 apo 8 bashki të drejtuara prej saj. Pas 30 qershorit këto bashki do i marrë PS me shumë gjasë, dhe Rama e ka dhënë sinjalin se nuk do shkarkojë njerëz nga puna, përveç atyre që shkelin ligjin. Por tradita ka treguar se militantët e LSI, sapo u është garantuar vendi i punës kanë kaluar me PS. Kjo do të thotë se LSI mund të mos ketë asnjë mbështetës pas 30 qershorit.

Nga ana tjetër, nëse kryeministri nuk e çon vendin në zgjedhje të parakohshme, deri në vitin 2021 LSI rrezikon të shkrihet si parti, ose do ketë si anëtarë vetëm ish-deputetët dhe familjet e tyre. Por nga ana tjetër, PS ka nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës. Në korrik apo gusht mund të vuloset fati i tij dhe nëse Kushtetuesja e shkarkon, atëherë kjo mund të shënojë fundin e Ilir Metës. Duke qenë se LSI e ka humbur elektoratin, rikthimi i tij në politikë në 2021 do jetë mjaft i vështirë. Nga ana tjetër në hall është dhe Berisha. Ky i fundit e di se duke pritur zgjedhjet e 2021 nuk i shkon për shtat që të garojë më. Pra mund të thuhet se me djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve, Berisha firmosi largimin nga politika. Ndërkohë LSI firmosi shkrirjen e saj.

Roli i ndërkombëtarëve

Kur Basha deklaroi se do digjen mandatet, në korridoret e politikës flitej se kjo ishte një tjetër strategji për të goditur LSI. Në 2017 Rama-Basha nuk lejuan avancimin e LSI. Kjo parti rrezikonte të merrte mbi 30 deputetë, por nga pakti i 17 majit nuk u lejua diçka e tillë. Por dhe zhvillimet e kohëve të fundit dyshohet se kanë të bëjnë pikërisht me zhdukjen e kësaj partie. Përmes djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve, Basha “hoqi qafe” Berishën.

Kur ishin në Parlament ky i fundit e kishte nën kontroll, por tani kontrolli ka rënë, pasi e di se duke u larguar Basha, PD shkrihet. Nga ana tjetër, me djegien e mandateve PD futi në “kurth” LSI. Basha nuk ishte konsultuar me Kryemadhin dhe kjo e fundit u detyrua ta ndjekë pas. Por kulmi duket se arriti me Ilir Metën, i cili flitet se ra në grackë. Sipas burimeve, Meta pati disa takime me Bashën dhe ishte ky i fundit që i kërkoi të shtynte zgjedhjet. Ai e bëri, por me këtë lëvizje firmoi shkarkimin e tij.

Por në lojë duket se janë dhe ndërkombëtarët. Të gjithë njëzëri kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor, dhe qeveria të vijojë detyrën deri në vitin 2021. Madje madje, flitet se kanë nisur negociatat për një tjetër pakt Rama-Basha pas 30 qershorit, pa Metën dhe Berishën. Në radhët e PS dhe PD flitet se gjithë kjo mund të ketë qenë një lojë e ndërkombëtarëve, për të eliminuar Metën e Berishën, të cilët dominojnë prej 30 vitesh politikën. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por sigurt është se pas 30 qershorit, do ketë zhvillime shumë të forta në vend, dhe më e rrezikuar është LSI./Gazeta SOT

 

Tags: bashaBerishaMetarama

TË LIDHURA

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari
Kryesore

Presidenca: Po ndjekim zhvillimet në Lindjen e Mesme, prioritet jeta e çdo shqiptari

17:15 | 10/03/2026
Next Post
I mbijetoi dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi rrëfen sot torturat

I mbijetoi dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi rrëfen sot torturat

Ja kush është investitori më i madh i huaj në Shqipëri

Ja kush është investitori më i madh i huaj në Shqipëri

Përplasjet në KZAZ, 3 në pranga e 3 në kërkim

Përplasjet në KZAZ, 3 në pranga e 3 në kërkim







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

by mirseda
19:44 | 10/03/2026
0

Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për...

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

Sulmi iranian, Emiratet pezullojnë punën në rafinerinë më të madhe të naftës

18:23 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com