“Na ruani votën, do na e vjedhin”/ Ja si i përgjigjet Basha qytetarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në njësinë nr.8 në Tiranë, ku u prit nga qindra qytetarë dhe simpatizantë.

Teksa i takonte qytetarët që brohorisnin, kishte edhe nga ata që kishin kërkesa të veçantë për Bashën.

Një i moshuar, i kërkoi Bashës që t’ia ruajë votën, pasi frika e tij qëndronte se mos ia “vidhnin”. Ndërkohë kryedemokrati, tha se askush nuk do të vjedhë të ardhmen e fëmijëve shqiptarë.

Pjesë nga biseda

I moshuari: Ruani votën se do na e vjedhin.

Lulzim Basha: Nuk do të na vjedhin asgjë, nuk e rrëmbejë të ardhmen e fëmijëve tanë.