Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Studimi i ri: Ja pse stresi mund të shkaktojë rënien e flokëve

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Studimi i ri: Ja pse stresi mund të shkaktojë rënien e flokëve

Stresi është lidhur prej kohësh me rënien e flokëve, thinjen e tyre apo ndalimin e rritjes. Por deri dje nuk i kemi kuptuar arsyet e sakta pse ndodh kjo. Një studim i ri tek minjtë, tani mund t’i japë përgjigje disa pyetjeve kryesore mbi lidhjen shumë të rëndësishme midis stresit dhe flokëve tanë.

Studiuesit kanë identifikuar jo vetëm se një hormon kryesor i stresit, ndalon rritjen e flokëve. Por ata madje kanë kuptuar llojin e qelizës dhe molekulën përgjegjëse për transmetimin e sinjalit të stresit. Nëse këto zbulime përkthehen me sukses në biologjinë njerëzore, ne mund të arrijmë më në fund të zgjidhim enigmën që lidh stresin kronik me rënien e flokëve, duke u dhënë kësisoj mundësi studiuesve të bëjë diçka në lidhje me të.

“Lëkura ofron një sistem të gjurmueshëm për ta studiuar në thellësi këtë problem të rëndësishëm. Gjatë këtij studimi, ne zbuluam se stresi vonon në fakt aktivizimin e qelizave burimore dhe e ndryshon në thelb frekuencën se sa shpesh rigjenerojnë indet qelizat burimore të folikulit të flokëve”-thotë biologu Ja-Çieh Hsu  nga Universiteti i Harvardit, SHBA.

Folikula e flokëve kontroll rritjen e tyre tek gjitarët, dhe të qelizave burimore që gjenden brenda ciklit midis periudhave të rritjes dhe periudhave të pauzës. Në fillim, studiuesit konfirmuan se minjtë e stresuar e kufizuan rritjen e qimeve në trupin e tyre, duke e zgjatur kohën e pushimit të rritjes së qelizave burimore.

Pastaj ata identifikuan kortikosteronin si hormonin përgjegjës të stresit. Dhënia e sasive shtesë të kortikosteronit, kishte tek minjtë të njëjtin efekt tek qelizat staminale të flokëve, me atë që shkakton stresimi i këtyre kafshëve përmes teknikave relativisht të padëmshme siç ishin animi i kafazit apo dritat e ndezura.

Heqja në mënyrë kirurgjikale e burimit të hormoneve të stresit, prodhoi efektin e kundërt: folikulat e flokëve tek minjtë, vazhduan të rigjenerohen me shumë pak pauza, edhe kur kafshët plakeshin (kur gjitarët plaken, gjëndrat zakonisht bëhen më pak aktive).

Kjo sugjeron që edhe nivelet normale të kortikosteronit tek minjtë kanë një efekt të rëndësishëm rregullues, kur bëhet fjalë për rritjen e qimeve, dhe stresi shtesë mund të jetë arsyeja pse gjëndrat e flokëve dhe qelizat e tyre burimore e ndalin aktivitetin e tyre për një kohë më të gjatë.

“Në fillim ne supozuam nëse vetëm hormoni i stresit rregullonte direkt qelizat burimore, dhe e verifikuam këtë duke marrë receptorin për kortikosteron. Por kjo rezultoi të ishte e gabuar”-thotë biologu Sekju Çoi po nga Universiteti i Harvardit.

“Përkundrazi, ne zbuluam se hormoni i stresit vepron në fakt mbi një tufë qelizash të lëkurës nën gjëndrën e flokëve, të njohura si “papila dermale”.”Ajo mbështet qelizat burimore të gjëndrës së flokëve dhe kontrollon fluksin e lëndëve ushqyese. Dhe janë këto qeliza me të cilat duket se bashkëvepron kortikosteroni, sesa qelizat burimore të gjëndrës së flokëve. Në veçanti, hormoni i stresit i pengon qelizat e papilës dermale që të sekretojnë një proteinë të quajtur specifike për ndalimin e rritjes 6 ose GAS6”- shton ai.

Testet e mëtejshme laboratorike treguan se shtimi i GAS6 mbi nivelet normale dhe nivelet e larta të kortikosteronit tek minjtë aktivizonin qelizat burimore të gjëndrës së flokëve dhe nxiste rritjen e qimeve përmes proteinës AXL që transmeton mesazhin.

Pyetja kryesore është:A funksionon njëlloj trupi i njeriut? Ne kemi një hormon tonin ekuivalent të stresit të quajtur kortizol. Por do të duhen më shumë kërkime për të përcaktuar nëse ai reagon në të njëjtën mënyrë si kortikosteroni tek minjtë.

Ndërkohë ekzistojnë gjithashtu disa ndryshime midis mënyrës se si funksionon cikli i rritjes së flokëve tek minjtë dhe tek njerëzit, edhe pse shumica e mekanizmave biologjike për qimet e gjitarëve janë në fakt të ngjashme.

Këto janë gjetje premtuese dhe mund të çojnë në trajtime që stimulojnë rritjen e flokëve. Kjo është shumë e rëndësishme edhe tani kur mbi çereku i atyre që preken nga Covid-19 kanë probleme me rënien e flokëve. Në sasitë e duhura stresi mund të jetë i mirë për trupin, por gjithashtu ai mund të shkaktojë shumë dëme kur është vazhdimisht në nivele të larta.

Burimi i lajmit: https://www.sciencealert.com/mice-study-shows-how-chronic-stress-can-make-your-hair-fall-out

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: renie flokeshstresiStudimi

TË LIDHURA

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës
Kuriozitete

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve
Kuriozitete

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
Next Post
Demokrati bën denoncimin: Më kanë futur në listën e PS pa dijeninë time (Video)

Demokrati bën denoncimin: Më kanë futur në listën e PS pa dijeninë time (Video)

Murrizi: Vaksinimi i personaliteteve është një mentalitet marksisto-leninist

'Xhafaj do lihet jashtë për 2 vota’/ Murrizi: Do të ketë sherre gjatë numërimit

Makthi i sekserit të Vjosës

Të vdesësh Kosovën për Bojkenin

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

by mirseda
14:44 | 08/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në vend,...

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025
Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari

Aksident në aksin Vlorë-Qeparo/ Humbi kontrollin e automjetit, plagoset 35-vjeçari

14:38 | 08/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

14:32 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com