Demokrati bën denoncimin: Më kanë futur në listën e PS pa dijeninë time (Video)

Spiro Çavidhi, banues i fshatit Cerkovic dhe Kryetar i Partisë Demokratike në Grupseksionin e Dhivërit, ka denoncuar kalimin që i është bërë në radhët e Partisë Socialiste.

Përmes një video të shpërndarë nga PD në rrjetet sociale, ai ka denoncuar faktin se është vendosur në Komision si anëtar i PS-së.

Çavidhi ka kërkuar ndihmë nga demokratët që t’i heqin emrin nga lista në mënyrë që të japë kontributin e tij për PD-së dhe kryetarin Lulzim Basha.

Jam familje të përndjekurish, sot PS më kanë regjistruar në komision pa dijeninë time. Dua urgjentisht të më heqin emrin nga PS, jam me Lulzim Bashën dhe do vdes me PD. Deri sa të kem jetë do të jem atje,”-tha ai.