Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë me banorët e njësisë administrative nr.1 në Tiranë, ku ka folur për aktualitetin politik në vend.
Sa i përket përplasjes mes Policisë së Shtetit dhe as Bashkiake për KZAZ-në nr.2 në Shkodër, Rama e konsideroi një ngjarje të turpshme.
Po ashtu, theksoi se nuk e shqetësojnë bisedat në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, pasi i cilësoi komunikime në kuadër të fushatës elektorale.
“Edhe merren me përgjime që duhet të ishin hetuar. Edhe nxjerrin përgjime sikur. Edhe ne duhet të flasim në telefon tani edhe të thonë ca po ndodh. Nxjerrja nga konteksti është e rëndë. Nuk më shqetëson ato pjesë ato biseda i bëj prapë, janë biseda për fushatën komisionarët, ndaj i mundim ata se jemi të organizuar dimë se çfarë bëjmë. Historia aty ishte me këtë Flamur Nokën me ca rrugaçë që shkonte godiste njerëz. Po ca ti bësh bërtet hajduti kapni hajdutin”, tha Rama.
Ndër të tjera, Rama u shpreh se opozita këtë punë ka pasur gjithmonë.
“Këtë punë kanë bërë, edhe me Fatosin, Nano ik, edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku për duarsh, Ilir Meta, ‘Meta ik’. Janë kaq dembelë sa edhe parullën e heqin vetëm emrin, dhe lënë ik, nuk ndryshojnë dot. Dhe gjithë jetën ik, ik, ky muhabet. Ik, ik, se do vi unë, po hajt fito, jo po ik ti të vij unë, se ti këtej, e andej, e bam e bum, e bam e bum shfrytëzojnë njerëz të verbër dhe i cojnë nëpër burgje”, nënvizoi Rama.