pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibomganobetpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetganobetonwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahiscasibombetbeytambetesbetbettiltsuperbetincasibomholiganbetbetexper giriş bahiscomgrandpashabetjojobetjojobetjojobetmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Na duhen të zgjedhurit mes njerëzve

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Artan Fuga

Në këto ditë sa të trishta aq edhe tragjike, kamerat televizive drejtohen thuajse ekskluzivisht te kryeministri dhe tre a katër personazhe të tjera politike.

Sigurisht ata përballojnë një stres dhe lodhje që vjen si pasojë e detyrës që kanë marrë përsipër, por çështja është gjetiu. Duke sikur në Shqipëri ka vetëm tre realitete :

Tre a katër figura politike
Shkatërrime të gjera në zonën Lezhë – Durrës – Tiranë
Një popullsi që pret të kujdesen për të.

Sigurisht që edhe punonjës të bashkive dhe zyrtarë të tjerë kanë detyrat e tyre dhe kontribuojnë.

Mirëpo nuk shohim të zgjedhurit. Të zgjedhurit lokalë në këshilla bashkiake, dhe të zgjedhur qendrorë në Kuvendin e Shqipërisë.

Janë ata mes njerëzve ditën dhe natën? Kanë përveshur llëret ata për t’i dalë Zot popullit që i kanë kërkuar dhe marrë votën, elektoratit që i kanë kërkuar t’i zgjedhin? Janë në terren? Drejtojnë ekipe? Kanë kompetenca? Kanë krijuar komitete qytetare për shpëtimin e jetëve dhe sigurimin tyre, si edhe administrimin e gjendjes? Shkruajnë raporte, bëjnë kontrolle pranë administratës, kanë pamjet dhe pikëpamjet e tyre për gjendjen dhe daljen prej saj?

Nëse edhe përballimi gjendjes të pastërmetit do të bëhet si ai i ushtrimit të pushtetit, pra në formë piramidale, atëhere nuk kemi një model optimal për të nxitur dhe mobilizuar forcat njerëzore dhe materiale të vendit për rindërtim.

Duke vlerësuar pa masë median, sidomos ata djem e ato vajza gazetare që raportojnë gjithë përkushtim nga terreni pa u lodhur, këtu kam një vërejtje ose sugjerim.

Në ekrane duket sikur situata paraqitet sikur katra a pesë njerëz përballojnë të gjithë situatën.

Kamerat rendin pas kryeministrit dhe transmetojnë edhe fjali që ai thotë në një marrëdhënie familjariteti të natyrshëm me ata që e shoqërojnë. Kryetarja e Durrësit dha dorëheqjen e lodhur dhe e këputur. Në Tiranë pushtetit lokal i jepet detyra të lyejë një shkallë, sikur kjo të ishte detyra kryesore. Po në ekrane në komitetin e rindërtimit shohim biznesmenë dhe veç të njohurve edhe fytyra krejt të panjohura. Nuk dihet se çfarë detyrash kanë. Në drejtim duhet të jenë lidera të opinionit publik, jo kontribuesa financiarë sepse pasi i kanë dhuruar paratë, ato para nuk janë më të tyret. I takojnë komunitetit qytetar. Nuk është: topi është i imi penalltinë e gjuaj vetë!

Shohim fytyra natyrisht të mërzitura qytetarësh që presin, vetëm presin. Në të keqe kërkohet mobilizim qytetar, kërkohet që të nxiten liderat e opinionit lokal të ngrohin shpirtrat dhe të mobilizojnë masat, të solidarizojnë njerëzit.

Të zgjedhurit të kenë rol aktiv, të marrin detyra dhe t’i zgjidhin e përballojnë ato. Nuk mund të shkojnë sa për të bërë një vizitë e një qokë. Natë e ditë të çvendosen atje, në lagje, në hotele, në sheshe ku janë njerëzit dhe të kenë iniciativë.

Çfarë ka ndodhur? Ose media e mësuar të ndjeki politikanët kryesorë te dera e Kuvendit, vazhdon të njejtin avaz dhe kamerat i çon vetëm atje ku ndodhet kryeministri ose shefi i opozitës? Ose ndjek agjendën që këta i japin medias dhe media ka një pamje vertikale të informacionit, sipas parimit jashtë piramidës të politikës nuk ka asgjë tjetër.

Ose këta të zgjedhur janë të mpirë nga shefat e tyre që nuk u lejojnë të luajnë ndonjë rol, duke bërë një strategji imazhi për veten e tyre. Ose këta të zgjedhur nuk dinë, nuk duan, nuk kanë asnjë kompetencë për të vepruar energjikisht.

Opinioni publik ka nevojë t’i shohë në krye të detyrave. Edhe më keq akoma nëse ata janë në terren, por nuk kanë vizibilitet. Media televizive e shumëfishon mesazhin optimist që ata do të përcillnin.

Mos harrojmë se shoqëria piramidale me gjoja reformën e pushtetit lokal fshiu me një të rënë të dorës mijra të zgjedhur komunarë në të gjithë territorin e vendit. Territori mbeti i boshatisur nga kontrolli i të zgjedhurve lokalë. Për më tepër, sot qytetarët kanë nevojë për këta mijra për t’i pasur pranë vetes, por ata nuk janë më. Shohin punët e tyre individuale, sepse numri i komunave dhe i të zgjedhurve u reduktua në minimum me pretekste të padëgjuara.

Media dhe pushteti lokal nuk duhet të na japi vetëm fytyrën e shqiptarit të hutuar dhe që pret si i anestezuar, por duhet të kemi një organizim sa nga lart ashtu edhe nga poshtë.

Metodat piramidale si në të gjihë sektorët edhe në menaxhimin e pasojave të tërmetit japin minimumin e rendimentit. Për të mos thënë që edhe për ndërtimet e dobta, të paudhët kanë përfituar edhe nga bllokimi i kontrollit qytetar mbi cilësinë e ndërtimeve dhe në proceset e urbanizimit të dështuara.

 

 

Tags: artan fugate zgjedhurittermeti

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Albin Kurti njofton grupin e ri parlamentar të VV për sfidat me LDK-në

“S’ka mbledhur provat”, avokatja nxjerr fakte tronditëse

Koalicioni me LDK-në/ Albin Kurti: Duam ta forcojmë shtetin







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Debat për flamurin amerikan në protestë, apel: Mos bini pre e provokimeve

by mirseda
19:09 | 10/06/2026
0

Mbahet sot dita e 11-të e protestës së qytetarëve në Tiranë, e cila sot është njoftuar si...

Debat për flamurin amerikan në protestë, apel: Mos bini pre e provokimeve

19:04 | 10/06/2026

Aksidentet në rrugë, shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës

18:53 | 10/06/2026

Begaj në Sofje: Mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj rrugës europiane

18:46 | 10/06/2026

Gatishmëria ndaj zjarreve në pyje, Hajdari mbledh institucionet në Tiranë

18:28 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com