Rajoni

Albin Kurti njofton grupin e ri parlamentar të VV për sfidat me LDK-në


               Publikuar në : 20:29 - 03/12/19 M D

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë takim, kryetari i VV dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti, i njoftoi deputetët e grupit parlamentar për sfidat e reja për krijimin e koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kurti në këtë mbledhje i uroi fitoren deputetëve të Vetëvendosjes, shkruan “gazetaexpress”.

“Nën kryesimin e kryetarit, Albin Kurti, sot u mbajt mbledhja e parë e Grupit të ri Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit. Me këtë rast u shpreh urimi i fitores të gjithë deputetëve si grupi më i madh parlamentar në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje.

Gjithashtu, Kurti i njoftoi deputetët e grupit më të madh parlamentar për sfidat për krijimin e koalicionit me LDK-në.

“Pjesë e diskutimit të mbledhjes ishte edhe procesi negociator për krijimin e qeverisë, me ç’rast kryetari Kurti i njoftoi deputetët me arritjet dhe sfidat për krijimin e koalicionit të ri qeverisës”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT