Politikë

“S’ka mbledhur provat”, avokatja nxjerr fakte tronditëse


               Publikuar në : 20:38 - 03/12/19 M S

Avokatja Denisa Daka ka nxjerrë zbuluar Prokurorinë lidhur me situatën nga tërmeti, ku pati një bilanc tragjik. Bëhet fjalë për 51 të vdekur, dhjetra të plagosur e shumë ndërtesa të rrënuara.

Në një intervistë për “Fax News”, ajo shigjetoi Prokurorinë, duke e akuzuar se nuk ishte në terren, dhe se nuk ka mbledhur provat. Teksa Prokuroritë në vend kanë nisur hetimet për ndërtesat që u shkatërruan pas tërmetit 6.4 ballë, avokatja Denisa Daka tregoi gabimin e pafalshëm të bërë nga organi i akuzës.

Po sipas saj, shembjen e ndërtesave e sheh si të gabuar, pasi në këtë mënyrë shkatërrohen edhe provat. Ajo përmbylli fjalën, me një apel të hapur ndaj qeverisë. Avokatja propozoi që qeveria të dalë me një paketë me pika të caktuara, që qytetarët të kenë siguri.

“Ndërtesat të mos preken, ndryshe akti i ekspertimit nuk mund të kryhet. Nuk mund të shihen katet, nuk mund të shihet largësia. Kështu do t’i shpëtojnë pastaj të gjithë një nga një përgjegjësisë për këtë tragjedi urbane. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Prokuroria duhet të ishte në vendngjarje siç ndodh rëndom. Kishte viktima, kishte dëme.

Gjëja e parë ishte sigurimi i provës, por kjo nuk u bë dhe kjo është e pafalshme. Ne duhet të kalojmë këtë situatë emergjente, dhe që kjo të mos përsëritet. Qeveria duhet të dalë me një paketë me pika të caktuara, që njerëzit që kanë vendosur të jetojnë në këtë vend, të kenë siguri. Kjo tragjedi ishte e paralajmëruar, dhe duhen gjetur shkaktarët”, deklaroi avokatja Denisa Daka.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT