Historia e Laura Martin është mjaft e rëndë, ajo është tradhtuar nga motra e saj e vogël dhe bashkëshorti i saj. Laura ishte mjaft e lumtur që ata dy shkonin aq mirë bashkë, por nuk e kishte kuptuar se sa shumë ishin afruar ata.
Bashkëshorti ishte 36-vjeç dhe punonte si mekanik, ndërsa motra 19-vjeç. Të dy ia mbathën duke lënë të vetme Lauran shtatzënë me fëmijën e katërt. Pasi i shoqi u largua, 19-vjeçarja kishte shkuar të ngushëllonte të motrën, ndërsa vetëm disa javë më vonë ajo bën publike lidhjen e saj me 36-vjeçarin në facebook.
Ajo ka treguar se kur u njoh fillimisht me 36-vjeçarin ishin dashuruar menjëherë me njëri-tjetrin dhe se për pak muaj e kishin bërë lidhjen serioze. Madje, për disa kohë, kishin jetuar në një shtëpi, së bashku me motrën e saj të vogël.
“Kur mbeta shtatzënë me fëmijën e katërt motra ime ishte gjithnjë aty duke më ndihmuar për çdo gjë. I isha shumë mirënjohëse, pro ndonjëherë doja të isha vetëm me tim shoq, por dukej se ai nuk e kishte aspak bezdi praninë e saj. Madje e ftojë atë të jetonte sërish me ne dhe unë fillova të ndjehesha e huaj në shtëpinë time.
I shihja shpesh duke ndenjur shumë afër njëri-tjetrit të ulur ën divan, apo duke shikuar diçka në telefonin e tim shoqi. Ndjehesha pak xheloze, por nuk e mendoja se mund të kishin diçka bashkë. Kur e bënë publike lidhjen në facebook, mu shemb bota, ishte shumë për t’u përballuar”, ka rrëfyer ajo.
Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ndërsa Laura vendosi të tregonte të gjithë historinë e saj në një emision televiziv.