E martë, 20 Tetor, 2020
12 C
Tirana

Depot e ujit në Elbasan, pa roje sigurie (video)

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Në emisionin BOOM ka mbërritur një denoncim në lidhje me sigurinë e depove të ujit në qytetin e Elbasanit, të cilat prej më shumë se një jave janë lënë pa ruajtje. Këto janë objekte të rëndësisë së veçantë dhe duhet të kenë ruajtje fizike 24 orë.

Nga një vëzhgim i BOOM në depon e ujit në Krastë të Elbasanit, çelësi i depos ndodhej poshtë një guri.

Gazetarja: Punonjës je? Çfarë pune bën?

Punonjësi e depos së ujit: Manovrues. Pse s`i është puna?

Gazetarja: Roja ku është?

Punonjësi e depos së ujit: Di gjë unë ku është roja?

Gazetarja: Keni roje për momentin?

Punonjësi e depos së ujit: Jo.

Gazetarja: E kishit futur çelësin poshtë gurit ë?

Punonjësi e depos së ujit: Po.

Gazetarja: Kush e bën rolin e rojes tani për momentin?

Punonjësi e depos së ujit: Se di, ne jemi manovrues, nuk përgjigjemi për rojen. Po edhe neve normal.

Gazetarja: Ju e bëni rojen tani?

Punonjësi e depos së ujit: Jo, s`ka njeri.

Depoja e ujit ka disa elemente sigurie, përveç rojes. Një ndër to është edhe rrethimi i saj. Depoja e ujit në Krastë të madhe edhe  pse është e rrethuar me tel dhe bandiera, një pjesë e tyre janë të dëmtuara dhe mund të hysh lehtësisht në objekt dhe të cënosh sigurinë e saj. Një pjesë e telave rrethues pranë derës kryesore janë të hapura.

Mungesa e rojeve edhe tek stacioni i pompave

Janë pompat ato që furnizojnë me ujë depot dhe padyshim që edhe stacionet e pompave janë ndër objektet që duhet të ruhen me roje. BOOM shkoi edhe në një nga stacionet e pompave dhe konstatoi të njëjtin problem edhe aty. Mungesën e rojes.

Gazetarja: Punonjës jeni?

Punonjësi i stacionit të pompave të ujit: Jam elektropompist.

Gazetarja: Këtu janë pompat e ujit? Çfarë zone furnizohet nga këtu?

Punonjësi i stacionit të pompave të ujit: Lart, depot.

Gazetarja: Roje aktualisht në objekt ka?

Punonjësi i stacionit të pompave të ujit: S`kam lidhje me rojet unë. Unë kam lidhje vetëm me pompat.

Gazetarja: Jo, dakord, po rojet e pompave këtu, ku janë aktualisht?

Punonjësi i stacionit të pompave të ujit: Se di unë.

Gazetarja: Këtu rrinë roje zakonisht tek ky objekti juaj, apo jo?

Punonjësi i stacionit të pompave të ujit: Ku këtu?

Gazetarja: Po, ka?

Punonjësi i stacionit të pompave të ujit: Rrinë si s`rrinë.

Punonjësi i stacionit të pompave të ujit: Pompat i ke të treja në punë, janë në rregull.

Gazetarja: Kush po i ruan, kjo është pyetja ime?

Punonjësi i stacionit të pompave të ujit: S`di gjë për atë unë.

Gazetarja: Nuk e dini!

Boom ju drejtua për këtë problem dhe ndërmarrjes së U.K Elbasan, por drejtori tha se është problem i shkaktuar për shkak të ankimit që ka bërë një nga garuesit në këtë tender në agjencinë e prokurimit publik e cila ka shkaktuar vonesa.

Luan Dervishi: Ne nuk është që i kemi lënë pa mbulim këto. Në momentin që hodhëm prokurimin për rojet civile u ankua një firmë dhe komisioni i prokurimit publik akoma nuk ka dalë me vendim. Ka kaluar çdo afat ligjor dhe jemi në pritje, janë afatet e dyta, ka kaluar goxha. Gjithsesi ne kemi folur me drejtorin e policisë së shtetit, i cili ka shtuar patrullimet në zonë , gjithashtu kam nxjerrë një urdhëresë që krahas punës së përditshme që kanë pompist dhe të tjerë , të bëjnë dhe punën e rojes, punonjësit e mi. Kam nxjerrë dhe një urdhëresë që inspektorati ta inspektoj 24 orë, të dy zonat në të cilat ne kemi depon dhe  pompat.

Ne gjithë pjesën atje e kemi lidhur me telefona që i paguan shoqëria dhe ne çdo gjysmë ore lidhemi me të gjitha pompat dhe depot. Kështu që jemi në monitorim 24 orë në 24 orë.

Gazetaja: Pamë që afër derës poshtë një guri, qëndronte çelësi.

Luan Dervishi:  Mund të jetë çelësi i asaj zyrës së vogël që kanë atje.

Gazetaja: Jo, ishte çelësi i derës së madhe, derës kryesore të objektit.

Luan Dervishi: Unë do ta verifikoj dhe do të nxjerr edhe unë konkluzion dhe do marrë masa ndaj tyre. Ne kemi pas një mirëkuptim me firmën që ishte që do t`i mbante rojet deri në momentin që do fitonte firma fituese.

Gazetarja: Po ndoshta firma nuk ka me se t`I paguaj?

Luan Dervishi: Duhet të na kishte kthyer një përgjigje, gjithsesi unë do ta verifikoj edhe këtë rast. /Ora News

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si u dyfishua fatura e koncesionit të mbetjeve në Tiranë

Nga: Klodian Tomorri Fatura që qytetarët paguajnë për koncesionin e mbetjeve në Tiranë, ka dalë jashtë kontrollit duke devijuar frikshëm edhe nga programimet e vet...

Dy motorë përplasen kokë më kokë në Lushnje, humb jetën 54-vjeçari

Dy motorë janë përplasur me njëri-tjetrin në fshatin Halilaj, në Lushnje, dhe për pasojë një nga drejtuesit ka humbur jetën. Aksidenti i rëndë ka...

“Neglizhencë totale”, Fjorela tregon pse u pezullua nga “Përputhen”

Pas shumë ditësh mungese në "Përputhen”, Fjorela është rikthyer sërish në emision. Arsyeja e pezullimit nga produksioni ishte për shkak të vonesës në orar....

Pamjet po ‘thyejnë’ rrjetin/ Tërmeti ‘shkund’ Parlamentin në Islandë (VIDEO)

Reykjavík i cili është kryeqyteti i Islandës, është tronditur nga një tërmet i fortë. Tërmeti me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter, fatmirësisht nuk shkaktoi...

Dokumentet/ Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada Shqiptare në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për t’u pajisur me dokumente biometrike. Ambasada...