E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

Arrestimi i 19 zyrtarëve në veri të Kosovës, tensione të larta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Operacioni i arrestimeve të 19 zyrtarëve policor në Kosovë, nxiti tensione në veriun banuar me shumicë serbe por edhe ndërmjet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa autoritetet ndërkombëtare bën thirrje për respektim të parimeve të sundimit të ligjit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se operacioni është një ndërmarrje e institucioneve të Kosovës për vendosjen e sundimit të ligjit dhe nuk është i drejtuar kundër asnjë komuniteti.

Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, posaçërisht ata në veri, serbët në veri që ta marrin këtë çështje si një ndërmarrje krejt normale për rend dhe ligj, nuk është e drejtuar kundër asnjë komuniteti, përkundrazi duhet t’u jemi mirënjohës qytetarëve për bashkëpunimin që kanë treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka urdhëruar që ushtria dhe policia të jenë në gjendje gatishmërie dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtare që të ndërhyjë për të “frenuar Prishtinën”.

Sot në mëngjes në orën 06:29, si komandant i forcave të armatosura kam urdhëruar gatishmëri të plotë ushtarake të forcave tona të armatosura. Në rast të çfarëdo prishje serioze të rendit ose rrezikimi të jetëve të serbëve në veriun e Kosovës, forcat tona të armatosura do të mbrojnë njerëzit tanë. Ajo që mund të ju siguroj është se nëse konflikti përshkallëzohet, nëse ka ende sulme ndaj serbëve, krejt çka mund të ju them është se Serbia do të fitojë”, tha ai në një fjalim në parlamentin e Serbisë.

Është një deklaratë populiste, një deklaratë që kryesisht ka parasysh opinionin e brendshëm në Serbi, presidenti i Serbisë Vuçiç e di shumë mirë se nuk mund të lëvizë në drejtim të Kosovës, diçka që është e pamundur dhe e pa imagjinueshme dhe edhe vet ai është i bindur, por në çdo rast institucionet e Republikës së Kosovës duke përfshirë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës janë në gjendje gatishmërie”, tha ndërkaq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha pas mbledhjes së qeverisë se është e papranueshme që Serbia t’i dal në mbrojtje krimit.

Në fakt shumica e dëshmive janë nga qytetarët serbë dhe duhet të kuptohet se është rend dhe ligj e nuk ka logjikë askush prej nesh ta pengojë zbatimin e ligjit ose luftimin e krimit. Edhe Serbia edhe Kosova aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri Haradinaj.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë ndërkaq se ky “është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës”. Për shkak të ndjeshmërisë politike, thuhet në një njoftim, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa përdorimin e forcës.

Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar. KFOR-i vazhdon të vëzhgojë situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë, nëse i kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha komunitetet”, thuhet në një njoftim të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë.

Bashkimi Evropian bëri thirrje për vetëpërmbajtje, duke theksuar se është në kontakt me drejtuesit institucional të Prishtinës dhe të Beogradit. Maja Kocijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se “operacionet policore duhet të sjellin besimin në sundimin e ligjit. Ato duhet të forcojnë përpjekjet për normalizim dhe jo t’i dobësojnë ato”, tha ajo.

Operacioni u cilësua si “provokim” nga ministria e Jashtme ruse, ndërsa ambasada e Rusisë në Beograd u kërkoi autoriteteve të Kosovës të lirojnë një qytetar rus, punonjës i Misionit të Kombeve të Bashkuara, i cili ishte ndaluar gjatë operacionit të policisë në veriun e Kosovës. Ambasada ruse kërkoi edhe siç tha, “llogaridhënie nga përgjegjësit për këtë incident”.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se institucionet e Kosovës vetëm e kanë zbatuar ligjin.

Ne respektojmë imunitetin e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare, Kosova nuk bën përjashtime, respekton konventat e të gjitha të drejtat e përfaqësuesve të misioneve. Nëse njëri nga këta përfaqësues të këtyre misioneve si rasti i një shtetasi rus rrezikon sigurinë e vendit ne zbatojmë ligjin në bazë të konventave ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj.

Para se të dy punonjësit e UNMIK-ut të liroheshin në orët e pasdites, edhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kërkoi lirimin e tyre ndërsa shefi i këtij misioni Tahir Zanin tha se “çdo lëndim i pjesëtarëve të UNMIK-ut do të përballet me përgjigje ligjore diplomatike e ndërkombëtare”./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...