Moti plot surpriza/Vranësira të dendura dhe shira të izoluar

Sipas MeteoAlb, dita nis me vranësira të dendura dhe shira të izoluar në zonat veriore dhe qendrore. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin shira të pakët dhe në zonat jugore.

Parashikohet që vetëm nata të sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.