E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

Tritoli tek Talo Çela, banesa 150 metra larg vendit ku iu vra i vëllai

Banesa e Talo Çelës, një prej personave të shumëkërkuar në Shqipëri, është shpërthyer me tritol në pjesën e saj të jashtme. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 04:45.

Si pasojë e shpërthimit, ka pasur vetëm dëme materiale, pasi në këtë banesë, në fshatin Katund i Ri, nuk jeton askush prej kohësh.

Banesa tre katëshe është rrethuar, dhe në vendin e ngjarjes ndodhen efektivë të shumtë.

Në zonën ku ndodhet shtëpia, nuk ka banesa të tjera dhe as kamera të cilat mund të kenë filmuar autorin. Kjo do ta bëjë më të vështirë gjetjen e autorit.

“Report Tv” bën të ditur se shtëpia ndodhet shumë pranë me vendin ku është ekzekutuar vëllai i tij, Bujar Çela. Shtëpia ndodhet 150 metra larg vendit ku iu ekzekutua i vëllai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Futbollistët luajnë shumë ndeshje, ndaj rrezikojnë jetën në fushë

Edhe pse prej shumë kohësh është konsideruar si një problem me të cilin duhet të merret bota e sportit profesional, shpeshtësia e angazhimeve dhe...

Përfundon takimi Biden-Putin, zgjati shumë më pak nga sa parashikohej

Pas 3 orësh bisedime, ka përfunduar takimi në Gjenevë midis Presidentit të SHBA-ve Joe Biden, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Takimi i zgjeruar...

Si po mashtrohen shqiptarët nga hakerat, ja çfarë thotë eksperti

Nga: MARSELA SINANI Nuk janë të pakta rrjetet e hakerave të cilët nëpërmjet vjedhjes së të dhënave personale në Facebook, kanë marrë me mashtrim shuma...

Heqja e vizave për Kosovën? Lajçak: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pyetur ditën e sotme në forumin Globsec 2021 që po zhvillohet...

Studimi: 25% e pacientëve me Covid, përjetojnë simptoma afatgjata të sëmundjes

Një studim i ri në Shtetet e Bashkuara zbulon se rreth 25 për qind e pacientëve me COVID-19 kanë përjetuan probleme të reja shëndetësore...