Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Mos fluturoni në rrugë për të arritur detin”, policia arreston 11 persona

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
“Mos fluturoni në rrugë për të arritur detin”, policia arreston 11 persona

Policia ka vijuar me gjobitjen e drejtuesve të mjeteve, pasi nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Uniformat blu paralajmërojnë të gjithë shtetasit për sigurinë e jetës, e në të njëtën kohë janë dhënë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 50 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 1804 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara, por edhe në akset kryesore rurale duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Njoftimi

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Mos fluturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe policin rrugor dhe në rastin më të keq aksidentin. Në çdo aks rrugor në të gjithë vendin ka patrulla të Policisë Rrugore me ????, për një qëllim: sigurinë e jetës! 24 orët e fundit: 11 shtetas në pranga, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, 50 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe 1804 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Njësia për Sigurinë e Autostradave,  Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara, por edhe në akset kryesore rurale, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komisariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative 1804 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë vënë në pranga 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të dehur dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 50  leje drejtimi, nga të cilat 35 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte deri në 182 km/h në rrugën interurbane Fier-Vlorë, dhe 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore, apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

 

#MosUbejStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Tags: aksidentegjobapolicia

TË LIDHURA

Transportonin tonelata me mallra kontrabandë, në pranga dy shtetas
Aktualitet

Transportonin tonelata me mallra kontrabandë, në pranga dy shtetas

14:27 | 10/10/2025
“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Berisha për Florjan Binaj: Ai është…
Politikë

“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Berisha për Florjan Binaj: Ai është…

13:43 | 10/10/2025
Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat
Aktualitet

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat

13:23 | 10/10/2025
Next Post

Futbollistja thyen rekordin në Lojërat Olimpike

Shkencëtari akuzon qeverinë e Johnson: Po favorizon përhapjen e Covid-19

Brataj: Harta e infektimit është zgjeruar, po shtohen fshatrat

Koronavirusi/ Brataj e pranon: Varianti Delta ka ardhur në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

by mirseda
14:29 | 10/10/2025
0

Dorëzimi i dronëve kamikazë nga Turqia në Kosovë hijezoi “epokën e artë” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe...

Transportonin tonelata me mallra kontrabandë, në pranga dy shtetas

Transportonin tonelata me mallra kontrabandë, në pranga dy shtetas

14:27 | 10/10/2025
I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

14:14 | 10/10/2025
“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Berisha për Florjan Binaj: Ai është…

“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Berisha për Florjan Binaj: Ai është…

13:43 | 10/10/2025
Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat

13:23 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com