Gjatë komunikimit të radhës me qytetarët, kryeministri Rama ka sqaruar edhe një herë se cilat kategori e përfitojnë pagën e luftës.
Kreu i qeverisë u shpreh se këtë pagë e përfitojnë edhe kopshtet e shkollat private, madje edhe taksistët.
Ndërkohë, Rama deklaroi se këto ditë mjekët, infermierët dhe sanitarët do të marrin edhe një bonus extra, veç rrogës së tyre.
“Edhe kopshtet apo shkollat private, apo ata që merren me transportin e qytetarëve, edhe këto kategori janë përfituese nëse në këto biznese xhiro nuk i kalon 140 mijë usd në vit, taksitë gjithashtu përfitojnë.
Sistemi ynë spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme e vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës përditë për ditë të këqija që ishalla nuk vijnë.
Këto ditë mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pagës. Deri kur të mbarojë lufta e pacienti i fundit të lërë spitalet tona, të gjithë këta do vazhdojnë të paguhen kështu”, tha ai.