Deklarata e fundit e guvernatorit të New York, Andrew Cuomo ka ndezur mjaft debate në rrjetet sociale.
Ky i fundit, në konferencën e përditshme të shtypit bëri një nga parashikimet më të vrazhda të epidemisë. Sipas tij, katër të pestat e pacientëve të infektuar që kanë nevojë për ventilatorë frymëmarrjeje, do të vdesin nga COVID-19.
Kjo deklaratë e zyrtarit amerikan vjen në kohën kur shtetet e tjera të kontinentit, po përpiqen të shtojnë si të munden numrin e pajisjeve shpëtimtare të frymëmarrjes.
“Të vdekurit në New York nga koronavirusi do të jenë ata që kanë marrë frymë me respiratorë për një kohë të gjatë. Nëse hyn në ventilator ke vetëm 20% shanse se do të dalësh prej tij. Ne nuk mund të ndahemi nga faktet, ndryshe kalojmë në irracionalitet. Faktet që po u ofrojmë njerëzve të këtij vendi nuk janë as optimiste as pesimiste. Janë informacioni më i mirë që kemi”, tha Cuomo.