Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Mitet e rreme rreth stërvitjes në palestër, të hedhura poshtë nga shkenca

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Mitet e rreme rreth stërvitjes në palestër, të hedhura poshtë nga shkenca

Shumë studime shkencore vërtetojnë se marrja me sport siguron mirëqenie psikofizike tek të gjitha moshat. Por, ndërkohë është gjithashtu e vërtetë se ajo nuk praktikohet gjithmonë në mënyrën e duhur, kjo edhe për shkak të trajnerëve amatorë që shpërndajnë përmes internetit këshilla që nuk janë gjithmonë të sakta.

Shtriqja paraprake e muskujve parandalon dëmtimet

E pasaktë. Një studim i botuar në “Research in Sports Medicine”, provoi mungesën e efektivitetit të shtriqjes në zvogëlimin e rrezikut të lëndimeve gjatë ushtrimeve fizike. Para se të merreni me aktivitet fizik intensiv, është më mirë të bëni disa ushtrime dinamike për 5-10 minuta.

Mëngjesi i hershëm, koha më e mirë për t’u stërvitur

Kjo varet nga bioritmi i gjithsecilit. Të stërvitsh herët është një mënyrë e shkëlqyer për të vënë në punë metabolizmin. Por një studim i botuar në “Journal of Physiology”, thotë se koha më e mirë është midis orës 13:00 dhe 16:00 për shkak të niveleve të testosteronit, të cilat janë më të larta në mesin e ditës. Stërvitja në mbrëmje nuk rekomandohet, përveçse nëse ndodh pas një pushimi të shkurtër pasditeje.

Që të bini në peshë, duhet të stërviteni të paktën për një orë

Jo domosdoshmërisht. Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Physiology”, të stërviturit mirë edhe gjysmë ore mund të sjellë rezultate më të mira. Studiuesit vëzhguan për 3 muaj 60 burra të angazhuar në dy programe të dallueshme. Ata që stërviteshin vetëm 30 minuta me intensitet më të madh humbën mesatarisht 3.6 kg të masës dhjamore, krahasuar me 2.7 kg nga ata që stërviteshin për 1 orë.

Sa më të mëdhenj muskujt, aq më të fortë janë ato

Nuk është tamam kështu. Një studim i kryer nga Universiteti i Mançesterit, zbuloi se fijet muskulore të vrapuesve dhe atyre që merren me peshëngritje, janë shumë më të fuqishme, të paktën në nivelin qelizor, sesa ato të një body-builder, që në realitet thjesht ka më shumë masë muskulare. Pra bëhet fjalë për zgjedhjen midis cilësisë dhe sasisë.

Sa më shumë të djersitësh, aq më shumë yndyrna djeg

Jo, djersitje do të thotë vetëm se po humbni ujë dhe elektrolite, dhe për këtë arsye duhet të hidratoheni. Djersa është mekanizmi që na duhet për t`a mbajtur veten të freskët, dhe për të rregullua temperaturën e trupit gjatë sforcimit. Por pesha e humbur në këtë lloj mënyre, duhet të rifitohet sa më shpejt duke pirë ujë.

Të shtosh peshë do të thotë të shtosh masën dhjamore

 Jo gjithmonë. Nëse filloni të stërviteni me synim humbjen e kileve të tepërta, mund të shtoni peshë edhe para se t`a humbni atë. Kjo pasi ndërsa masa dhjamore fillon të bjerë, rritet masa muskulore, dhe ajo rritet më shpejt sesa zhduket dhjami.

Stërvitja në grup nuk jep të njëjtat rezultate

Përkundrazi, jep rezultate më të mira. Një studim i botuar në “Journal of Personality & Social Psychology”, shpjegon se të dalit për vrap apo të shkuarit në palestër me dikë tjetër, na nxit të punojmë më mirë pasi e forcon rutinën tonë dhe shkakton një konkurrencë instiktive.

Vrapimi është mënyra më e mirë për të humbur peshë

Vrapimi është një mënyrë e mirë për të humbur në peshë, por jo më e mira nëse nuk vraponi për aq kohë sa duhet. Pasi yndyrnat në trupin tonë nisin të konsumohen vetëm pas 20-25 minutash aktivitet. Në fakt, muskujt kanë rezerva më të larta të energjisë dhe trupi ynë do të fillojë t`i djegë ato para se të fillojë ta bëjë atë me yndyrnat.

Mund të bihet në peshë vetëm në disa pjesë të caktuara të trupit

Jo, nuk është e mundur. Fokusimi vetëm tek një ushtrim i vetëm, do të bëjë që të zmadhohen muskujt në atë zonë. Në një eksperiment në “Resarch Quarterly for Excercise and Sport”:për 27 ditë rreth 20 njerëz bënë vetëm ushtrime të barkut, duke humbur dhjamë kudo, por duke e rritur perimetrin e barkut.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/scienza/salute/10-falsi-miti-allenamento-sportivo

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025
“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
Next Post
Rama e mbajti sekret, zbulohet shteti që na dha vaksinat anti-Covid

Rama e mbajti sekret, zbulohet shteti që na dha vaksinat anti-Covid

Euro dhe paundi nisin javën me rënie, nuk ndryshon dollari dhe franga

Euro dhe paundi nisin javën me rënie, nuk ndryshon dollari dhe franga

Kryeministri Rama merr publikisht vaksinën anti-covid të Pfizer (Video)

Kryeministri Rama merr publikisht vaksinën anti-covid të Pfizer (Video)

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com